Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në një fshat të Vlorës, ku dyshohet të jenë vrarë disa persona si pasojë e të shtënave me armë.
Lajmi konfirmohet nga kryeplaku i fshatit Resulaj, por detajet janë ende të pakonfirmuara.
Nga raportimet paraprake, dyshohet për 8 persona të vrarë, nga një 24-vjeçar që thuhet të ketë pasur probleme mendore.
Policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur detaje të mëtejshme, ndërsa forcat e FNSH-së dhe RENEA-s janë vënë në ndjekje të autorit i cili qarkullon e arme në dorë dhe përbënë një rrezik të madh për qytetarët por edhe për forcat e policisë./
Në përditësim…