Dy bashkryetarët opozitarë Lulzim Basha e Monika Kryemadhi, të mbështetur edhe nga dy “shefat e prapavijës” së vjetër politike-ekonomike-financiare Sali Berisha e Ilir Meta, kanë hequr maskat dhe janë vërsulur egërsisht kundër reformës në drejtësi, me objekt sulmi të përqendruar kryeprokuroren Arta Marku. Përse është përforcuar akoam më tepër ky sulm?
Sepse një informacion, që atye u kanë dhënë “jeniçerët” brenda Prokurorisë së Përgjithshme, i kanë paralajmëruar për një “cunam”, që do të jetë goditja fatale për ta, duke u provuar shërbimet që u ka bërë Adriatik Llalla, për bllokimin e dosjeve që kanë si “lëndë të parë” krimet dhe korrupsionin e tyre, të bizneseve “VIP” dhe bandave kriminale e trafiqeve, që kanë lidhje “ekonomike-financiare” me ta.
“Galdiatorët” Berisha, Basha, Meta e Kryemadhi që kanë drejtuar “shigjetat” kundër Arta Markut, kanë marrë informacion të sigurtë, se kryeprokurorja, në ushtrim të detyrës së saj dhe si mbështetëse e reformës në drejtësi, po përfundon një raport të detajuar, lidhur me evidentimin dhe “zbardhjen” e dosjeve të krimeve “VIP”, të “groposuara” qëllimisht.
Këto dosje, të “ngujuara” për shkak të lidhjeve të ish-shefit të organit të akuzës me politikën dhe përfitimet prej saj, jo vetëm do të evidentohen e publikohen me emra konkret të akzuarish dhe me emra prokurorësh që i kanë mbyllur ose “pastruar” nga krimi, por edhe do të çohen mbi tavolinat e punës së gjykatave të reformuara nga “Vetting”-u.
Lajmi për rihapjen e dosjeve të “vjetra”, ka alarmuar e tërbuar krerët dhe familjet që sundojnë dy partitë opozitare PD-LSI, mbasi e dinë fare mirë, që ata janë “personazhë” në shumë dosje të mbyllura me urdhër, me presione, me dhënie e ridhënie postesh prokurorësh dhe me punësime në detyra e të larta shtetërore e deri mandate deputeti për familjarët e tyre!
Paniku prej ballafaqimit, me drejtësinë që nuk e kanë më dhe nuk do ta kenë më nën kontrollin e tyre, ka bërë me “hije” Berishën, Bashën, Metën e Kryemadhin. Më këtë panik që u ka futur “lepurin në bark”, shpjegohet tërbimi i Berishës, Bashës e Kryemadhit, kur ligji mbi mbarimin e mandatit, largoi nga detyra “agronom” Tik Llalën. Me këtë lajm për rikthimin në drejtësi të dosjeve të tyre, ka lidhje “dhimbja” e tyre për shkarkimin e prokurrorit Besim Hajdaramtaj, të cilin në instticionet e drejtësisë e quanin BESIM… HAJDAR-METAJ!
Me këtë lajm për rikthimin në drejtësi të dosjeve të tyre, ka lidhje sulmi i tërbuar deri në histeri, që Saliu, Luli, Iliri dhe Monika, po bëjnë kundër kryeprokurores Arta Marku! Sepse këta “agallarë” pushteti të përjetshëm, nuk janë mësuar të japin llogari para drejtësisë, nuk kanë pranuar t’u gjykohen abuzimet dhe krimet e bëra me pushtetin.
Nuk janë mësuar të shkojnë si gjithë qytetarët shqiptarë, atje ku ligji të detyron të tregosh me zë të lartë se i kujt je dhe sa vjeç je! Pas pak ditësh, del raporti hetimor për dosjet e mbyllura të krimeve të shtetarëve, familjarëve e bandave dhe banditëve të tyre. Janë skeduar 410 dosje shtetarësh, 860 dosje biznesesh “VIP” dhe banditësh e bandash kriminale, të lidhura me shtetarë të lartë, mes tyre edhe me indivdët e familjet Berisha, Meta, Basha.
Mos fillimi i këtyre çështjeve, bllokimi, zvarritja, mbyllja me afate të tejkaluara, pastrimi i dosjeve nga veprat penale dhe mos çuarja në gjykatë nga organi i akuzës, të krijon bindjen e qartë e të plotë, se prokuroria e (ç)drejtuar nga Adriatik Llalla, ka shërbyer si… “parukeri” e krimeve të shtetarëve!/Pamfleti/