osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Prostitutat e Moskës së viteve ’87 kompromentojnë Trumpin”

“Prostitutat e Moskës së viteve ’87 kompromentojnë Trumpin”

Donald Trump, me shumë gjasë është përfshirë në situata kompromentuese, i spiunuar nga agjentë rusë të kundërzbulimit, gjatë një udhëtimi në Moskë plot 31 vite më parë.

Ky është pretendimi më i fundit dhe tronditës njëkohësisht, i bërë në një libër të ri.

Presidenti mund të jetë filmuar në vitin 1987 me prostituta ruse, të cilat i janë dërguar atij për ta zënë në kurth, edhe pse ai kishte udhëtuar atje me ish-bashkëshorten Ivana, duke e bërë atë të cënueshëm moralisht nga Kremlini, ka rrëfyer ish-kryespiuni rus i asaj kohe për autorin e librit.

Materiali mund të jetë ruajtur me kujdes nga spiunët që prej asaj kohe.

Oleg Kalugin, ish-kreu i kundërzbulimit të KGB-së, i tha autorit Craig Unger se Trump mund të ketë pasur “shumë femra të reja në dispozicionin e tij”, dhe se Rusia mund të ketë qenë duke e përgjuar atë. Ai ishte ftuar zyrtarisht nga një diplomat i lartë për të diskutuar zhvillime të mundshme mbi çështje pronash.

Kalugin pretendon se Trump ndoshta ka edhe dijeni mbi ekzistencën e atyre dokumenteve rreth tij, që përmbajnë materiale të cilat rusët i quajnë “kompromat”.

Pretendimi i jashtëzakonshëm është bërë në librin “Shtëpia e Trumpit, shtëpia e Putinit; historia e patreguar e Donald Trump dhe mafies ruse”, një vështrim i thellë mbi marrëdhëniet afatgjata të Trumpit me Rusinë, i cili pritet të botohet javën e ardhshme, i shkruar nga Unger.

Autori, një gazetar i “Vanity Fair”, ka shënjestruar në të kaluarën familjen Bush mbi lidhjet e pretenduara me sauditët, e është përmendur në shumë raste në filmin “Fahrenheit 9/11” të Michael Moore.

Libri, një kopje e të cilit është siguruar nga “Daily Mail”, pretendon se Trumpi është një “aset rus”, lakmia e të cilit e bëri atë “një prè të lehtë” të oficerëve të shërbimeve sekrete sovjetike, dekada më parë. Ai gjithsesi nuk ka prova të drejtpërdrejta për ekzistencën e të tilla përgjimeve.

“Shtëpia e Trumpit” detajon gjithashtu sesi dy bashkëpunëtorë të Trumpit, të cilët në vitin 2013 shkuan në një festë të zhvilluar nga një kriminel i njohur rus, kanë folur mbi “takimin me Vova”-n, duke nënkuptuar në këtë rast Vladimir Putinin.

Spekulime mbi lidhjet e Trumpit me rusët dhe bashkëpunimin e mundshëm me Kremlinin në zgjedhjet e vitit 2016 kanë arritur kulmin, për shkak se hetimi i prokurorit special, Robert Mueller, mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane, po vijon e po zbulon të tjera detaje.(Tch)