Rozina Koleci është 38-vjeçarja e cila ditën e djeshme aksidentoi për vdekje dy persona, mes së cilëve edhe një vajzë 7-vjeçare.
Ajo ka thënë se shkak i aksidentit është bërë hutimi i momentit, ç’ka ka sjellë ngatërrimin e pedalit të frenës me atë të gazit.
Kjo ka qenë deklarata e Rozina Kolecit, e cila dje në Kamëz përplasi me makinën e saj një 29-vjeçar me biçikletë dhe më tej një nënë me dy vajzat e saj të mitura që ndodhej buzë rrugës.
Për fat të keq ndërruan jetë i riu dhe vajza 7-vjeçare që ishte kapur përdore me nënën e saj dhe motrën.