osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Drama e nënës me 3 fëmijë në Kamëz: Helmi s’ma mori shpirtin, vjehrra më këputi litarin kur tentova të vrisja veten

Drama e nënës me 3 fëmijë në Kamëz: Helmi s’ma mori shpirtin, vjehrra më këputi litarin kur tentova të vrisja veten

Një muaj më parë Autoriteti Shëndetësor Rajonal Tiranë publikoi një studim me fakte tronditëse të realizuar në 15 shkolla të prefekturës Tiranë, e ku 80 nga 800 fëmijë të intervistuar të moshës 8 vjeç deklaronin se ushqeheshin me vetëm një vakt në ditë.

Grupi i xhirimit të News 24 shkoi për ta parë nga afër këtë situatë në Kamëz duke sjellë prej andej historinë shokuese të një nëne me tre fëmijë të mitur që dëshmon se si më shumë se një herë ka tentuar t’i japë fund jetës e shtyrë sa nga varfëria ekstreme dhe nga dhuna barbare e bashkëshortit.

I zoti i shtëpisë ka rënë në burg prej një viti duke lënë pa asnjë përkrahje bashkëshorten me 3 fëmijë, më i madhi 8 vjeç dhe më e vogla 2 vjeçe.

Nënën e re e takojmë tek dera e shkollës, sapo ka përcjellë djalin e madh 8 vjeç siç bën çdo ditë. Nuk do të flasë fillimisht, ka shumë frikë, duart i dridhen dhe nis të qajë. Më pas pranon të rrëfejë dramën e saj por duke na u lutur që në asnjë rast të mos ia tregojmë identitetin. Kërkon që ta ndjekim me kamera për të parë shtëpinë ku jeton ku thotë se ka lënë fillikat vetëm dy më të vegjlit.

Shtëpia, si e quan, s’është gje tjetër veçse një dhomë me përmasa 5 me 4 metra me një dollap në mes që shërben si ndarje për dhomën e fjetës e ku nuk ka një banjo a një çezëm.Gjëja e parë që na tregon është një enë thuajse e zbrazët ku ka gatuar një ditë më parë makarona, ushqim që thotë se ia kanë falur komshinjtë pasi paratë e ndihmës ekonomike i kanë mbaruar prej ditësh.

“Me thënë të drejtën s’kam gatuar asgjë, sepse s’kam mundësi fare. Shifeni vetë, s’kam asgjë. Vjen darka ç’mund t’ju gatuaj unë? Vjen djali nga shkolla dhe pyet o ma çfarë të hamë, por unë nuk kam, ku të shkoj”,- thotë nëna mes lotësh.

Gjithë të ardhurat mujore të nënës me tre fëmijë janë 5 mijë lekë ndihmë ekonomike që merr nga bashkia Kamëz, me të cilat s’di çtë bëjë më parë, të paguajë dritat, ujin, të vesh e ushqejë fëmijët apo edhe më keq të paguajë këstin e bankës 3500 mijë lekë në muaj që bashkëshorti ia ka lënë peshqesh para se të përfundonte në burg për trafikim të lëndëve narkotike.

“Burri është i dënuar, unë jetoj me 50 mijë lekë të vjetra, me ndihmë ekonomike. I kam shkuar kryebashkiakut në zyrë i kam thënë të më japë ndihmë ekonomike të plotë se jam me tre fëmijë vetëm. I kam thënë eja shihni kushtet e mia”,- shton ajo mes lotëve.

Me burrin në burg prej një një viti, e me vjerrën komshi që sic thotë dhe vetë nuk e ka ndihmuar në asnjë rast nëna e con jetën para me gjëra të falura e kur mbetet trok I lutet babait pensionist ti dërgojë një thes miell nga dibra për të mbyllur muajin.

“U detyrova mbëmë të marr babën në telefon e t’i kërkoj një thes miell. Djali ka pasur ditë që ka shkuar edhe pa bukë në shkollë”,- shton ajo.

Në familjen e varfër nuk ka asnjë lodër edhe pse në të jetojnë 3 fëmijë të vegjël që lojën e vetme duket se kanë njëri-tjetrin. Por lodra është meraku më i vogël për nënën e cila ka vite që kërkon ngado para që ti blejë një palë syze djalit të madh që rrezikon të humbasë shikimin.

Mes lotësh që e pengojnë të flasë gruaja rrëfen brengën më të madhe që e mban fshehur që prej ditës që është martuar. 35 vjeçarja thotë se është viktimë e dhunës barbare të bashkëshortit deri ditën që ai ra në burg.

“8 vjet sa për një shekull kam kaluar. Jam torturuar shumë si grua. Çfarë mund të bëj në këtë rast, më dhunonte kudo shkonim”,- rrëfen ajo dhimbjet.

Nga njëra anë mjerimi që e përndjek deri tek buka e fëmijëve dhe nga ana tjetër dhuna sistematike e njeriut me të cilin ka lidhur jetën e kanë cuar disa herë buzë greminës, aq sa ti vërë lakun në fyt vetes.

“Do dalësh jashtë, do flesh jashtë më thoshte gjithë kohës. Në një moment desha të varem, mora litarin dhe doja të vdisja. Po më dilte shkumë nga goja, kur erdhi vjehrra e më shpëtoi. Se kuptoj pse e bëri, se dhuna barbare vijoi sërish. A ka Zot apo jo, se di. Kam pirë edhe kokrra helmi, por s’ma morën shpirtin, më duket si ishin të skaduara”,- vijon të tregojë ajo vuajtjet.

E pysim se pse ka pritur kaq gjatë për të folur dhe denoncuar mjerimin ekstrem si dhe torturën që i është bërë nga bashkëshorti por çuditërisht përgjigja që marrim është e njëjta si e shumë grave që zgjedhin të bashkëjetojnë me dhunuesin nën një çati për hir të fëmijëve.

“Kam pritur gjithë kohës që ai të ndryshojë. Nuk ka gjë më të rëndë, më është mërzitur jeta. Por, kur mendoj që kam tre fëmijë tërhiqem mbrapsht”,- thotë sërish mes lotësh Manjola.

Video: