osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Llallës i shkon “mundi kot”: Apeli i Krimeve të Rënda rrëzon ankimimin, lë në fuqi sekuestron ndaj pasurive

Llallës i shkon “mundi kot”: Apeli i Krimeve të Rënda rrëzon ankimimin, lë në fuqi sekuestron ndaj pasurive

Apeli i Krimeve të Rënda rrëzon ankimimin e Adriatik Llallës, lë në fuqi sekuestron preventive ndaj disa pasurive te tij vendosur nga shkalla e pare. Sot ne dreke Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda shqyrtoi verdiktin e datës 20 korrik të shkallës së parë, që vendosi sekuestro preventive ndaj disa pasurive të ish-prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla.

Seanca u inicua pas një ankimimi të depozituar nga avokati mbrojtës i Llallës, zoti Sokol Hazizaj, por ndërkohë procesi u zhvillua në mungesë të avokatit mbrojtës, për sa kohë avokati ndodhet me pushime.
Në këto kushte, gjyqtari i gatshëm dhe që i ka rënë shorti për shqyrtimin e kësaj çështjeje, ka kërkuar asistencën e një avokati kryesisht, për të cilin ka qenë e vështirë të gjendet, për sa kohë shumica e avokatëve që gjenden në listën e Gjykatës së Krimeve të Rënda, janë gjithashtu me pushime.

Aktualisht akuza përfaqësohet në shkallën e dytë nga prokurori Bujar Sheshi, ndërsa seanca drejtohet nga gjyqtari Idriz Mulkurti. Ish prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla u vendos nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda menjëherë pas valës së akuzave që iu drejtuan atij, sapo dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë shqiptare.

Dorëheqja e tij solli në fakt edhe ndërprerjen e vetingut, që u bë gjithashtu shkak për të hapur një seance dëgjimore, nëse duhej apo jo të ndërpritej vetingu dhe sigurisht në këtë pkë ish prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla fitoi.

Tashmë problemet ndaj ish prokurorit Adriatik Llalla burojnë pikërisht nga godina e qelqtë, nga e njëjta godinë kur më herët ai drejtonte akuzën dhe gjatë analizave vjetore, u kërkonte këtyre prokurorëve, që të ishin më intesivë në hetimin e korrupsionit./J.N/