ONM ka kërkuar shkarkimin e Gentian Osmanit, prokurorit që kërkoi arrestimin e ish-ministri të Brendshëm, Saimir Tahirit.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë me date 2 gusht Prokurorin e Krimeve të Rënda, Gentian Osmani. Sipas KPK-së prokurori Osmanaj është i pastër pasi ka deklarim të saktë dhe s’ka fshehur pasurinë. Po ashtu, Drejtoria e Sigurimit të Informacioneve të Klasifikuar (DSIK), nëpërmjet raportit të saj, ka konfirmuar përshtatshmërinë e Gentian Osmanit për të vijuar detyrën.
Ai ka qënë një prej tre emrave kryesorë, bashkë me Besim Hardarmatajn dhe Elisabeta Imerajn, të cilët kërkuan arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahiri për korrupsionin dhe trafikim lëndësh narkotike. Po ashtu Prokurori Gentian Osmani është edhe kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP).
Prkurori i Krimeve të Rënda e ka filluar karrierën në vitin 2003 në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe një vit më vonë është transferuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Në vitin 2014 ai është komanduar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe më pas është kthyer në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë.