Gruaja e Al-asad, apo si u percaktua se fundi, “zonja e djallit” ka nisur luftën për jetën. Bashkëshortja e presidentit sirian Asad, Asma, 42 vjeçare, fillon trajtimin për kancerin e gjirit, me te cilin u tha se u diagnostikua ne faze te hershme.
Asma al-Assad shfaqet ne nje foto zyrtare se bashku me burrin e saj, Presidentin Bashar Assad, i cili duket i qeshur pranë gruas së tij të lindur në Britani.
Një deklaratë e shkurtër postuar bashke me foton njoftonte per nje “tumor malinj” te zbuluar në faze te hershme. Më pas, presidenca publikoi një tjetër foto të zonjës së parë duke u zgjuar, duke mbajtur një laptop në njërën dorë dhe një filxhan në tjetrin. Dora e majtë e saj dukej e fashuar.
“Unë i përkas sirianeve per qëndrueshmërinë, forcën dhe si të përballen me vështirësitë. Vendosmeria ime vjen nga vendosmëria dhe forca juaj në vitet e fundit”- ka thene ajo.
Nuk ishte specifikuar se ku po trajtohej zonja e parë, por ne nje fbatanije dukej fjala ushtarake e shtypur. Agjencia shtetërore e lajmeve SANA tha më vonë zonja e parë po trajtohet në një spital ushtarak në kryeqytetin sirian të Damaskut, por pa detaje te tjera.
Njoftimet e tilla të shëndetit publik janë të rralla në botën arabe, ku kanceri konsiderohet një tabu.
Prindërit e Asma Assad, një kardiolog dhe një diplomat, janë nga provinca qendrore e Homs por ajo eshte lindur dhe rritur në Londër përpara se të kthehej në Siri pas takimit me presidentin.