osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ish drejtësia si “bordelo”: Dyshja e Berishës, Llalla dhe Nishani në 5 vite emëruan 170 gjyqtarë dhe prokurorë

Ish drejtësia si “bordelo”: Dyshja e Berishës, Llalla dhe Nishani në 5 vite emëruan 170 gjyqtarë dhe prokurorë

Ecuria e deritanishme e procesit të vetingut nxori në pah sesi shumë gjyqtarë dhe prokurorë të emëruar që në kohën kur Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ishin në pushtet, ishin të korruptuar. Bujar Nishani përtej emrave të bërë publik pak ditë më parë nga gazeta ”SOT”, së bashku me ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, kanë emëruar edhe plot 170 gjyqtarë dhe prokurorë të tjerë.

Gjatë pesë viteve që Bujar Nishani ka mbajtur postin e Presidentit të Republikës, ka dekretuar emërimin apo transferimin e 63 prokurorëve. Më së shumti mbizotërojnë dekretimet e dhëna për transferime prokurorësh. Midis këtyre emrave mund të përmendim: Pranvera Pustina (u emërua në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda); Sonila Muhametaj (u emërua në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda); Alma Bramo (u emërua në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Mat); Deniona Katro (u transferua tek Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë), etj.

Duhet theksuar fakti se të gjitha lëvizjet për 63 prokurorët sipas ligjit të asaj kohe, janë propozuar nga kryeprokurori i asaj kohe, Adriatik Llalla. Llalla i ka propozuar Nishanit transferime dhe emërime prokurorësh, ndërsa ish-presidenti i ka dekretuar. Dihet që Bujar Nishani u vendos në postin e Presidentit nga PD, ndërsa për Llallën gjithmonë është përfolur se ka qenë njeri i Sali Berishës.

Emërimi i gjyqtarëve

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka emëruar edhe afro 90 gjyqtarë të të gjitha niveleve, pa llogaritur anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë. Sipas ligjit, gjyqtarët propozohen nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe dekretohen nga Presidenti. Mirëpo duhet theksuar fakti se në të dy institucionet drejtues është po i njëjti person. Në rastin kur Bujar Nishani ushtronte detyrën e presidentit, ishte ai kryetari i KLD, ku propozoheshin emrat e gjyqtarëve të rinj që do të emëroheshin, dhe më pas ishte po ai që i dekretonte në poste emrat e propozuar si president.

Më konkretisht, gjatë viteve 2012-2017, Bujar Nishani ka emëruar gjyqtarët: Ilir Çliku (u emërua në Gjykatën e Apelit Vlorë), Ahmet Metaliaj (u emërua në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë), Kujtim Vraniçi (u emërua në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë), Tritan Hamitaj (u emërua gjyqtar në Gjykatën e Apelit Durrës), Fatmira Hajdari (u emërua në Gjykatën e Apelit Tiranë), Alkelina Gazidede (u emërua në Gjykatën Administrative të Apelit), etj.

Pjesa dërrmuese e 170 emrave të gjyqtarëve dhe prokurorëve të bërë pjesë të sistemit të drejtësisë falë Bujar Nishanit dhe Adriatik Llallës nuk kanë kaluar akoma në sitën e vetingut. Ndërsa kujtojmë që nga 21 të shkarkuarit deri më tani nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pjesa më e madhe ishin emëruar pikërisht nga Sali Berisha, Ilir Meta,

Bujar Nishani dhe Bamir Topi. Sakaq, Bujar Nishani, teksa ushtronte detyrën e presidentit ka patur në dorë edhe emërimin e gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese. Sipas ligjit të asaj kohe, anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe ato të Gjykatës Kushtetuese, propozoheshin nga presidenti, por votoheshin në Parlament. Më pas presidenti kishte të drejtën e dekretit.