Pas mbylljes së Berishës në qeli më 29 nëntor 2000, shqipëria ra në qetësi pa trazira, pa dinamit mbi banesa, shkolla, biznese, ujësjellësa e shtylla elektrike
Në mesnatën e 29 nëntorit 2000, tre vjet pasi u çua në opozitë me dajak popullor, duke lënë pas Shqipërinë e shkrumbuar dhe 3000 viktima, 2 vjet pas tentativës për “Grusht Shteti”, për të rimarrë pushtetin me sulm të armatosur e djegie institucionesh më 14 shtator 1998, duke përdorur arkivolin me trupin e Azemit dhe 2 muaj pas zgjedhjeve lokale të tetorit 2000, “trimi” Sali Berisha inskenoi dhe realizoi një trazirë tjetër në Tropojë, me pasojë djegien e institucioneve të shtetit dhe vrajsen e vëllait të Sali Lushajt, me porosi të Ilir Metës (kryeministër), i cili dekoroi e shpërbleu me 10 milionë lekë, oficerin që vrau Syl Lushajn.
Për trazirat e ndodhura në Tropojë në muajin nëntor 2000, por edhe për vendosje tritoli nëpër makina, banesa, biznese e shtylla elektrike të tensionit të lartë, Ilir Meta akuzoi Sali Berishën si organizator, financues dhe nxitës të tyre dhe urdhëroi ish-Ministrin e Brendshëm Ilir Gjoni, të arrestonte Sali Berishën, urdhër të cilin ai e zbatoi në mesnatën e datës 29 nëntor 2000, duke e ndaluar para selisë së PD, duke e nxjerrë zvarrë nga makina e prangosur.
Se përse u arrestua Sali Berisha mesnatën e datës 29 nëntor 2000, se cili ishte urdhëri i saktë i Ilir Metës kryeministër, se çfarë qëllimi u realizua me atë prangosje dhe çfarë ndodhi pas zinxhirosjes e lëshimit të shkatërrusit të Shqipërisë, sqaron dëshmia e Veli Myftarit e datës 18 korrik 2013, ish-Drejtor i Policisë Tiranë në kohën e prangosjes së Berishës./Pamfleti.
Veli Myftari: Ka ndodhur mesnatën e 29 nëntorit të vitit 2000. Në Tropojë, forca të pakontrolluara, banda të armatosura që nxiteshin direkt apo indirekt nga opozita, kishin nisur terrorin me armë.
Qyteti ishte nën terror. Policia kishte informacione të sigurta për personat e forcat politike që qëndronin prapa apo në mbështetje të plotë të këtyre akteve kriminale.
Me ish-kryeministrin Ilir Meta kam pasur kontakte telefonike për ngjarjen në fjalë.
Më përpara erdhi në zyrën time Bilbil Mema dhe më vuri në dijeni për situatën, po bëhej shoqërimi i Sali Berishës dhe shoqëruesve të tij, përfshi dhe deputetë.
Në atë kohë, lideri i opozitës dhe disa deputetë të saj, ishin pa imunitet, pasi ua kishte hequr parlamenti.
I fundit që kontaktova në telefon e mora porosi, ishte kryeministri Ilir Meta.
Porosia ishte: Ti bëja të qartë Sali Berishës se shoqërohet në polici për shkelje të rënda e të përsëritura të ligjit, për zhvillimin e mitingjeve pa leje që tensiononin situatën e shkaktonin ngjarje të rënda!
Bashkë me të, ishte dhe Edi Paloka. Paloka, u shoqërua dhe u la i ulur në një karrige në korridorin e katit të dytë, nën shoqërimin e policisë. Ndërsa Sali Berishën e futëm në dhomën përkatëse.
Unë, pasi kisha mbaruar telefonatat e fundit me eprorët, u futa në mjediset ku ishte Berisha, për të kontaktuar me të dhe sipas urdhërit që më dha Ilir Meta, për t’i bërë të qartë zyrtarisht shkakun e shoqërimit në polici. Berisha ishte shumë i acaruar për shoqërimin në polici, por dhe shumë i tronditur dhe përgjigjej i tensionuar, duke akuzuar kryeministrin Ilir Meta dhe Ministrin e Brendshëm Ilir Gjoni. Pasi mbaruan procedurat, Berisha u la i lire dhe theksoj këtë fakt: Pas arrestimit dhe pas lirimit të Sali Berishës, për një kohë të gjatë Shqipëria ra në qetësi të plotë, nuk pati as ngjarje të rënda, as tritol në shtyllat elektrike, as vrasje e as protesta të dhunshme.
Deklarim i policit dezhurn, që “bëri hyrje” Sali Berishën, në dhomën me portë hekuri:
“E pashë Sali Berishën kur e sollën dhe e futën pas portës së hekurt. Mbaj mend, një kolegu im pështyu përtokë kur kaloi Berisha, por të them të drejtën, unë ndjeva mëshirë kur e pashë që ishte drobitur krejt.
Nuk dukej si Saliu i mitingjeve, ishte zverdhur, mbledhur kruspull dhe strukur në karrigen pas hekurave, dukej i trullosur, i pa përqendruar, ndërsa tek hyrja e drejtorisë qëndronte Liri Berisha me disa persona, të cilët kishin në duar çanta me veshje, batanije e ushqime, bashkë me të ishte dhe Jozefina Topalli”.