Sjellja qesharake e deputetit demokrat Aldo Bumçi nuk ka munguar as gjatë takimit të Stabilizim Asociimit që po zhvillohet në parlament.
Bumçi gjatë fjalës së tij u kërkoi llogari Kukanit dhe ambasadores Vlahutin, duke i akuzuar se ata nuk marrin parasysh ankesat e PD-së.
Por kjo sjellje e deputetit demokrat duket se nuk është pritur mirë nga Eduard Kukan i cili nuk ja ka kursyer ironinë Bumçit.
“E ke zërin e bukur, por unë nuk po të dëgjoj”, mësohet t’i ketë thënë ai deputetit Bumçi.