Një tajfun i fuqishëm ka goditur kryeqytetin japonez Tokion, duke detyruar 160 fluturime të ndryshojnë axhendën. Sipas Reuters, tajfuni goditi rajonin bregdetar në Oqeanin Paqësor.
Qëndra e Tajfunit “Shashan”, ishte e lokalizuar 200 km në juglindje të Tokios dhe pritet të lëvizë përgjatë bregut lindor.
Autoritetet japoneze, kanë bërë thirrje për evakuuimin e njerëzve nga qyteti i Mobaras, i cili ndodhet në lindje të vendit.
Ndërkohë agjencia meteorologjike, ka parlajmëruar reshje të mëdha, të cilat do të arrijnë deri në 300 mm ndërsa era do të kapë shpejtësinë 180 km/h.