Ramush Haradinaj ndodhet në Shqipëri dhe siç duken gjasat ka ardhur për pushime . Mirëpo tufa e lehsave që bëjnë lajm deklaruan axhendën e Haradinajt, ku nuk përfshihej takimi me Ramën, gjë që sipas tyre ishte devijuar nga Ramushi.
Por çfarë takimi zyrtar do bënte Ramushi me Kryetarin e Bashkisë së Vlorë, përveçse një takim kortezie si i pari i Kosovës me të parin e Vlorës, sepse i pari i Shqipërisë nuk kishte kohë e nge të merrej me turistin kosovar Ramush Haradinaj.
Nuk është e vërtet se Ramushi nuk donte ta takonte Ramën, e ky është humor bajat, a thua se Rama kishte dalë me buqeta me Zahon për të pritur Ramushin. Natyrisht duke respektuar traditat shqiptare Rama do e takoi Ramushin të pinë edhe ndonjë birrë, si mysafirë dhe pushues, por jashtë axhendës poltike.
Pastaj Ramushin është “problem” ta takosh, pas kërcënimit me jetë , se ku i dihet, kërcënuesi sulmon dhe nuk ka nishan dhe e ha tjetri, që nuk ka punë me hasmit e Ramushit.
Këto janë për humor, por broçkullat që kryeministri i Kosovës shmang takimin me kryeministrin e Shqipërisë janë lajme qesharake. Kryeministrat janë me pushim e dhe kanë kohë të takohen sepse edhe ato njerëz janë, kurse lajmet “surprizë” për dizinformim, vetëm portalet shqipare i bëjnë.
Ramush ka filluar pushimet në Jalë, kurse Rama pak më tutje do gjejë kohën përn tu takuar …për qejf./Ekskluzive.al