Autoritetet bjelloruse kanë arrestuar korrespondentin rus të DW në kryeqytetin e vendit, Minsk Paulyuk Bykowski.
Bashkëshortja e tij, Volka Bykovskaya, tha për DW, se një grup investigimi mori nga apartamenti komputerin, tabletët, telefonat dhe kartat e kreditit nga apartamenti.
DW ka kërkuar nga ambasadori bjellorus, lirimin e menjëhershëm të gazetarit.
Arrestimi i korrespondentit rus, vjen pas arrestimit të 4 gazetarëve të martën, të cilët akuzohen se kanë përdorur në mënyrë të paligjshme informacionet e agjensisë shtetërore BeiTA.
Mësohet se korrespondenti i arrestuar ka thënë se nuk i ka lexuar raportet e agjensisë për një kohë të gjatë.
Ndërkohë thirrje për lirimin e tij ka bërë edhe Ministria e Jashtme gjermane.
Kjo e fundit në një deklaratë është shprehur se principet dhe liria e gazetarëve nuk duhet të ndëshkohen.