Nga Akil Ylli
E kam thene edhe nje here me duket, qe s’ja vlen me u marre me Viçidolasin (ju kerkoj falje viçidolasve), po eshte e pamundur. Ai t’i nxjerre fjalet, edhe per s’deknit. At’here mendova, me kene mrend, po i ndryj diku. Me shkoj mendja me i ndry nje here ne “bire te dreqit”, por nderrova mendje shpejt. A ke lujt mendsh à! Po a se din, se Qoftlargu, bash njatu e ka rezidencen?! Bile, kam dyshimet e mija, se e qet ne “hije” Satanain! Taman, paskam dashte me ja vare “melçite n’qafe”. Si me ja ba se?!
Hajt pra, po e ndry ne Alkatraz mendova. Po u terhoqa. Kam ndigju, se edhe prej aty dikush ka ça “ferren”. Sing Singun, Sing Singun ke harru – me thirri mendja. Por mu kujtu, qe per ate kam ndi, se e kane mbyll, o dojne me e mbyll, e keshtu hoqa dore. Ne Reç, ne Reç, asht i sigurise se nalt!- ndiva nje za. Lene morr burr! A don ma zerre kujin à?
Kuuu mi ndry, kuuu mi ndry.., kur fap, me shkoj mendja me ja besu shen Pjetrit. Ma sagllam se Atij, ku ka? I fute tane ate rrote çilsit, qe ka ne qafe, e mandej flen rehat. Prandaj ju luta, ju luta, deri sa me ne fund ju dhimta, e pranoj.
Mireboll e kalova do kohe, isha rehat! Turfullonte i zhindosuni dizhital per çdo dite, aq sa i shperthiqej diareja nga te gjitha birat, qe Perendia ka fiksu ne trupin e njeriut. Hajt lene Matufin e çertifikum- thoja. Bile, nje nate mu çfaq Shorja e lagjes ne anderr (ndjes paste) e t’mu lshu: Ka ka dale ky klysh kurvet mar? Pasha gozhdat e Krishtit, ky soj robit ma kishte mbylle gojen edhe mu! E kuj, Shores! “Zjermi i tokes”, i thoshin ne lagje.
Prap hiç une. Ooo,hooo, hooo, rehat me Zotin! Por me sa duket, erdhi momenti, qe “s’mbante ma kosi uje”.
Pa prit e pa kujtu, pafff, me dolen fjalet para! Ca ka ba vaki bre!? Ka mbine keta? Un ja kisha besu Atij. Kthej kryt ka shen Pjetri, kur ça me pa: Ishte ba si gjynah i shkreti! Me te ardh keq. Ngriti supet e vetllat perpjete, dhe hapi krahet ne shej ç’fjasimit. S’pata ça mi thane. Kur nuk mundet me i ba zap fjalet Ai, imagjino une, askushi?
Pash ç’pash, s’kisha ka me ja mbajt! U zuna ngusht. Po ka ma ja nise se? Per ate, s’kane lane gja pa thane shqiptaret. Me ja nise prej Librit te Shpis, asht e kote. Aty asht si toke e xanun! S’ke ku me shti kryt!! Me ç’fry ndaj katundit te tij, krahines, asht gomarllek! Ç’faj kane ata! Ndoshta ja vlen me ja nise prej rrenave. Jo, jo, aty heq te “zite e ullinit. I bjen me ba rrotulla me te shkrume, ma shume se ato te Torah-it. Sikur ai te perndiqej nga “ndeshkimi” i Pinokut, me hunden e tij, e kishim lidhe boten dyfish. Mire kishte me qene mu marre me te keqijat, qe ju ka ba shqiptareve e Shqipnise. Mirepo dhe aty asht zor me ja qite fundin. Bahet lista ma e gjate, se ajo e te pseudopersekutumve. Me dy fjale, me hanger dynjane!
Ça me zgjedh, ça me zgjedh? Me fole per vrasjet qe ka ba! Edhe kjo s’eshte ide e keqe. Por ne kete rast, me duket sikur po perseris Qoftlargun. S’kam ça shtoj, kur Matufi vetdenoncohet haptas si vrases! Kjo asht pune prokuroriet. Shshshet, me duket ja kane pre fletethirrjen!
Ku me e gjete nji “plas” me hi, ku me e gjete!? Heej bela, hej! Oooo, e gjeta me duket! Te hajdutlleqet. Aty ka ba kerdine familjarisht, ma zi se banda e Ali Babes, Arsen Lupeni, e piratet e Barba Roses… e Barba Neres bashke! U nguta kot me duket. As ketu s’ke ka çan! Ashte ba gardhi ny, me dosje nderkombtare e kombtare! Uuuufffaaa!
A din ça: Ma e mire po e la krejt! Po ju kerkoj te falun fjaleve dhe e mbylli kete muhabet. Kur kerkon falje shen Pjetri, kush jam une, qe t’mos kerkoj? Shresoj qe me kuptojne. Murit me kry, nuk i bihet! Ma kollaj kisha me kalu “Murin e Berlinit, se me gjete nje vend lirshem per fjalen, pa ra ne perseritje te saj. Me perserit fjalet e kam te veshtire. Kam frike, se me etiketojne, thjeshte kopjac! Me shpik s’mundem, veç me ja fute kot. Po gjithsesi, ndoshta ashte dhe ma mire keshtu! Tashti s’kam nevoje ma, me i ndry ato. Le te shkojne nga t’ju kete “zogu” qefit.
Por megjithate, po marr guximin te sygjeroj diçka, edhe pse ngjan disi, me ate te “priftit”. Mos veproni kurre si une! Leni menjane paragjykimin nga te tjeret, se gjoja, jeni duke perserit fjalet! Me i hype “hu”, sa here t’ja hapin kapakun gjirizit, deri sa t’ja mbyllin ate “zot shkarpet”, kur ta “rehatojne” ne “kavalishencen me pese yje”, ne Reç! (megjithese e ka hallall, ate te Spaçit) Ba me e lane ate me leh gjithe diten, e mos me i diftu shkopin, ai merr zemer, si çdo qen i terbum. Kuptohet, pa harru dhe klyshat e tij.
Vetem kur ta mundim kete “fare te keqe” dhe te zevendesohet me njerez, qe i kane per zemer fatet e atdheut, vetem at’here mund te pretendojme, qe shqiptaret po hyjne ne rrugen normale te demokracise. Perndryshe, do te kemi demokraci… njengjyreshe!/Ekskluzive.al