Sipas biografëve të Mufid Libohovës, ka qenë pikërisht ai që ka propozuar emrin Lek gjatë kohës që ushtronte detyrën e Ministrit të Financave.
Libohova ka qenë edhe kryeministër i Shqipërisë gjatë një periudhe të shkurtër gjatë viteve 1913 – 1914.
Ai rrjedh nga oxhaku i vjetër i familes Libohova që për shumë kohë gjatë Perandorisë Otomane kanë sunduar Janinën.
Mufid Libohova ose Mufid Bej Libohova, lindi në vitin 1876 dhe vdiq në vitin 1927.
Ishte pjesë e udhëheqësisë së shtetit shqiptar për nëntë vite nga viti 1912 e gjer në vdekje si Ministër i Drejtësisë, Ministër i Punëve të Brendëshme, Ministër i Financave dhe Ministër i Punëve të Jashme.
Gjithashtu ishte themelues i Bankës së Shqipërisë.
Ka lënë një numër veprash me përmbajtje historike e juridike.