Rreth 1300 lopë filmuar duke vrapuar për të pirë ujë nga kamioni cisternë, pasi shteti më i populluar i Australisë, Uellsi i Ri Jugor (NSW) është goditur nga thatësira që po konsiderohet më e rënda në 20 vitet e fundit.
Pronarja e lopëve kishte udhëtuar kilometra të tëra për të mbushur cisternën me ujë dhe për t’u shuar etjen lopëve, që mezi arrinin të qëndronin në këmbë nga temperaturat e larta.
Pamjet që janë filmuar me dron, shfaqin Uellsin e Ri Jugor që është goditur tërësisht nga thatësira, si dhe 1 300 lopët e fermeres Amber Lea që shkojnë për të pirë ujë.
“Uji është zhdukur pothuajse në të gjitha zonat. Mullinjtë kanë ndalur punën, kurse edhe ato pak zona që kanë ujë janë 50 deri në 70 kilometra larg zonave të banuara”- ka thënë fermerja. Uellsi i Ri Jugor prodhon rreth një të katërtën e prodhimit bujqësor të Australisë.