Banorët e zonës së Kuçovës shprehen mjaft entuziastë për projektin e NATO për të ngritur një bazë ajrore aty. “Na u bë shumë qejfi që në Kuçovë, nga një qytet naftëtarë në radhë të parë, të ketë edhe një aeroport sa më shpejt”, tha dje Liljana Cjapi, banore e Kuçovës.
Ndërsa për një grup të moshuarish, një investim i tillë do të ndihmojë në zhvillimin e zonës. “E kemi dëgjuar dhe jemi kënaqur jashtë mase që ajo ka ardhur në Kuçovë. Për ne është një lajm shumë i mirë.
Gjendja në Kuçovë është e keqe, papunësi. Në kohën kishte mirëqenie, kishte pilotë, kishte gjallëri, tani jo”, thanë ata. Sakaq, Pëllumb Rroka, një tjetër banor i zonës deklaroi se ky projekt sjell shpresë tek qytetarët dhe zhvillim të madh.
“Për ne do të thotë të ardhme ekonomike, mirëqenie dhe kënaqësi. Nëse do të bëhet, nëse është rrenë është tjerë gjë”, tha ai. Ndërsa të rinjtë shprehen disi më të pasigurt për efektet e këtij projekti.