Në një deklaratë për mediatPresidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar sërish përsa i përket debateve që po zhvillohen ditët e fundit pas deklaratës së tij për korrigjim të kufijve.
Ai deklaroi se synimi nuk është ndryshimi i kufijve, është korrigjimi i tyre, pasi sipas tij, “kemi 400 km kufi që duhet të saktësohet me kufirin e Serbisë”.
Ndërsa duke iu përgjigjur deklaratës se kryeministrit Haradinajt se kufijtë do ndryshohen vetëm me luftë, Thaçi tha se koha e luftës ka përfunduar, “nuk do të ketë ndarje dhe se nuk do të ketë autonomi”.
Deklarata e Hashim Thaçit
“Synimi nuk është ndryshimi i kufijve, është korrigjimi i tyre, kemi 400 km kufi që duhet të saktësohet me kufirin e Serbisë.
Ky proces duhet të jetë i rregullt dhe transparent për llogaridhënie, ndaj shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Nëse ndodh pajtueshmëri e dyanshme, askush s’do të jetë kundër.
Koha e luftës ka përfunduar, nuk do të ketë ndarje, nuk do të ketë autonomi. Korrigjim mund të ketë”, tha Thaçi.
“Takimi me liderët e Bujanovcit dhe Medvegjes më ka bërë që të ndryshoj mendim. Unë nuk jam njeri që nuk ndryshoj.
Në atë kohë nuk e kemi pasur kërkesën e institucionalizuar. Nuk mund të flas në emër të Vuçiç-it. Nëse ju brengos e drejta që unë prezantoj për të drejtën e shqiptarëve në Bujanovc, kjo është puna juaj ( drejtohet gazetarëve). Kjo çështje do të prezantohet në tavolinën e Brukselit.
Nuk do të ketë ndarje, nuk do të ketë autonomi dhe shkëmbim. Kushdo që të ngrihet, qoftë Vuçiçi apo Daçiçi. Kosova nuk shfaq pretendime territoriale ndaj askujt.
Nëse është e nevojshme ndryshimi i Kushtetutës për bashkëngjitje të Medvegjes, do e ndryshojmë.
S’ka të keqe këtu. Nëse Kuvendi i Kosovës nuk është i gatshëm të dekretojë, atëherë nuk është kategori kushtetuese”, tha ndër të tjera Thaçi.