“Takimi me liderët e Bujanovcit dhe Medvegjes më ka bërë që të ndryshoj mendim. Unë nuk jam njeri që nuk ndryshoj. 

Në atë kohë nuk e kemi pasur kërkesën e institucionalizuar. Nuk mund të flas në emër të Vuçiç-it. Nëse ju brengos e drejta që unë prezantoj për të drejtën e shqiptarëve në Bujanovc, kjo është puna juaj ( drejtohet gazetarëve). Kjo çështje do të prezantohet në tavolinën e Brukselit. 

Nuk do të ketë ndarje, nuk do të ketë autonomi dhe shkëmbim. Kushdo që të ngrihet, qoftë Vuçiçi apo Daçiçi. Kosova nuk shfaq pretendime territoriale ndaj askujt. 

Nëse është e nevojshme ndryshimi i Kushtetutës për bashkëngjitje të Medvegjes, do e ndryshojmë. 

S’ka të keqe këtu. Nëse Kuvendi i Kosovës nuk është i gatshëm të dekretojë, atëherë nuk është kategori kushtetuese”, tha ndër të tjera Thaçi.