Pas ministrisë së Drejtësisë dhe ministrisë së Brendshme ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama për vendimin e dhënë nga gjyqtarja e Vlorës Herila Çela që kjo e fundit dha për lirimin nga burgu të një personi me precedentë kriminalë.
Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Rama shkruan se Vetingu, po zbulon në sytë e shqiptarëve pasuri të paimagjinueshme dhe shkelje ligjore të panumërta nga ana e gjyqtarëve e prokurorëve.
Statusi i Edi Ramës në Facebook:
Vetingu, po zbulon në sytë e shqiptarëve pasuri të paimagjinueshme dhe shkelje ligjore të panumërta nga ana e gjyqtarëve e prokurorëve.
Vetingu mund e duhet ta pastrojë deri në fund llumin e mbështjellë me togën e zezë- në deklaratë për median zëvendësministri i Drejtësisë Toni Gogu