Sot, PD përsëri doli tu fliste shqiptarëve për ekonominë, që po shkatërron Edi Rama dhe që na e la të “nderuar”: me gjysëm miliard euro borxh biznesit, me një informalitet mbi 60% dhe me një katrahurë, që për të paguar pagat dhe pensionet, shiteshin asete deri tek hidrocentralet dhe vepra me impakt pozitiv në ekonomi dhe çudia më e madhe, Hotel Dajti.
Mirëpo ekonomistja Tabaku, i di akoma shqiptarët e kohës së “kandilit”. Dje edhe pardje, eurobarometri publikoi lajmin, se 54% e shyqiptarëve e shikojnë ekonominë shqiptare në rritje, bashkë me të ardhurat e tyre dhe skeptikë ishin rreth 16%, ku siç duket, bënë pjesë edhe Jorida. Por shifrat nuk të lejojnë të gabosh, sepse matematika dhe grafika, janë të pagabueshme. Natyrisht, nëse Eurobarometri nuk është Grida… e cila ua jep me radhë barometrin e saj, shoqeve të partisë!
Një fakt tjetër, tejet i rëndësishëm për rritjen e ekonomisë dhe mbledhjen në rritje të taksave dhe uljen e informalitetit, është publikimi i investigimit të kompanisë prestigjoze “Standard & Poor’s”, ku ekonomia shqiptare vlerësohej me B+, pra vetëm një indeks pranë A-> ku Standard & Poor’s, ishte e bindur, se ekonomia shqiptare me këto ritme, do ketë një rritje prej 4% deri në vitin 2022. Gjithashtu edhe Eurobarometri i BE-së, edhe kompania prestigjoze, flasin për rritje të punësimit dhe mbledhjes së të ardhurave.
Nuk e kuptojmë, se për cilën ekonomi flet PD, për atë që na la ku ka marrë notat më të ulta, që ka patur ekonomia shqiptare, apo për ndonjë Shqipëri tjetër, që ne nuk e dimë se ku është?!
Mëposhtë po ju paraqesim vlerësimet e “barometrit” të PD-së të vaposur keq dhe vlerësimin e kompanisë prestigjoze amerikane të financave dhe Eurobarometrit./Ekskluzive.al
Ja dhe deklarata për mediat e Jorida Tabakut e PD-së së rrëshkitur nga vapa, që hecën me “barometrin” e Grida Dumës:
Dy gjëra janë të sigurta në buxhetin e qeverive socialiste dhe mbi të gjitha qeverisë Rama “mosmbledhja e taksave dhe akti normative”. Këto të dyja janë kolonat mbi të cilat lartohet qeveria e tepsisë Rama, e cila edhe këtë vit dështoi të prodhonte një buxhet real dhe eficent në lidhje me sfidat e ekonomisë shqiptare.
Prandaj, kryeministri Rama ka firmosur Aktin Normativ si arnimin e radhës për ekonominë e lënguar të vendit që është futur në një rrugë të vështirë dhe pa vizion. Sado që kryeministri përpiqet të mbulojnë dështimin ekonomik me arnime të njëpasnjëshme dhe arritje imagjinare ekonomike, e vërteta ulëret të kundërtën.
Për vitin aktual mungojnë 75 milionë USD në arkën e shtetit si pasojë e mosmbledhjes së taksave por edhe mbylljes së bizneseve.
Ja vlerësimi i Standard & Poor’s
Standard &Poor’s, gjiganti ndërkombëtar i financave parashikon se ekonomia shqiptare do të rritet me 4 për qind këtë vit duke dhënë një vlerësim më optimist së Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe banka botërore.
Sipas, agjencisë ndërkombëtare të rankimit, rritja ekonomike pritet të qëndrojë rreth nivelit 4 për qind edhe për tre vitet e ardhshme, e mbështetur nga kërkesa e brendshme, por edhe investimet e huaja.
Standard and Purs parashikon se kjo ecuri e ekonomisë e shoqëruar me politikën e konsolidimit fiskal pritet ta mbajë borxhin publik të Shqipërisë në trajektore rënëse.
“Ne presim që konsolidimi fiskal më i fortë të ulë borxhin publik në 62.5 për qind e prodhimit kombëtar brenda vitit 2012.
Gjigandi amerikan i rankimit konfirmoi vlerësimin B+ me perspektivë të qëndrueshme për borxhin e Shqipërisë. Por tha se nota për borxhin e Shqipërisë mund të përmirësohet nëse rritja ekonomike do të vazhdojë të qëndrojë e lartë për një periudhë të gjatë dhe qeveria do të ulë informalitetin e lartë në ekonomi.
Po kështu sipas Standard and Purs dy faktorë të tjerë që mund të përmirësojnë notën për financat publike të Shqipërisë janë fushata e deurozimit që po ndjek Banka e Shqipërisë si dhe një politikë më e fortë konsoliduese nga ana e qeverisë.
Por në krahun tjetër, faktorët që shihen si rrezik për për financat e vendit janë rritja e dobët e kredisë, devijimi i qeverisë nga politika e konsolidimit fiskal ose detyrimet që mund të lindin nga projektet koncesionare.
Megjithatë skenari bazë i Standard and Purs parashikon se rritja ekonomike e Shqipërisë do të vijojë të mbetet e fortë dhe qeveria nuk do të devijojë nga politika e uljes së borxhit, çka sipas gjigantit amerikan do të vazhdojë të lehtësojë borxhin publik.
Ja vlerësimi i Eurobarometrit
Bëhet fjalë për sondazhin e Komisionit Europian, të kryer në pranverën e vitit 2018 për situatën ekonomike të vendeve të BE-së dhe të vendeve kandidate si Shqipëria. Sondazh që në këtë ditë të nxehtë Gushti, për lehtësi të komunikimit, deputetja Duma nuk ka hezituar t’ja transformojë gjetjet e rezultatet sipas dëshirës dhe të gënjejë publikun me shifra që nuk i përkasin Eurobarometrit.
PD përmendi tre shqetësimet më të mëdha që shqiptarët kanë shprehur për Eurobarometrin: ekonomia, papunësia dhe korrupsioni.
Përkundër kësaj, siç duket në foton e parë, tre sfidat aktuale që shqiptarët medojnë se vendi i tyre po përballon janë ekonomia, papunësia dhe çështje të sistemit shëndetësor. Pra fjala korrupsion nuk përmendet gjëkundi në këtë raport, e as është adresuar si shqetësim madhor në përgjigjet e shqiptarëve të anketuar.
Të pyetur se cilat janë pritshmëritë e tyre për 12 muajt e ardhshëm lidhur me punësimin dhe ekonominë, shqiptarët janë përgjigjur:
-Në shumicë, 50% mendojnë se situata me punësimin do të bëhet më mirë, 29 % mendojnë se do të jetë njësoj, 20 % besojnë se do të bëhet më keq.
Sa i përket situatës ekonomike në vend, 52% mendojnë se do të bëhet më mirë, 32% mendojnë se do të jetë njësoj, 16 % më keq.
Këto dy çështje përmenden në raport si çështjet më të rëndësishme me të cilat po përballet vendi, por me nota vlerësimi, pasi shumica e shqiptarëve shprehen pozitivisht për situatën e tyre financiare në familje.
Konkretisht, 62% e tyre e përshkruajnë si plotësisht të mirë situatën e tyre financiare kundrejt 38 % (totalisht e keqe). Po ashtu 57% e shqiptarëve shprehen se situata e tyre e punësimit është totalisht e mirë.
Poshtë janë fotot e grafikut të sondazhit të Eurobarometrit