Ministria e Drejtësisë i ka kërkuar sot Inspektoriatit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë të marrë masa deri në shkarkimin e një gjyqtareje, që ka nxjerrë nga burgu një person me precedentë kriminal.
“Erida Cela nuk e ka për herë të parë, ajo ka qenë subjekt inspektimi i KLD. Sot MD i ka kërkuar inspektoriatit të KLD të nisë hetimin për veprimin e gjyqtares në lidhje me rastin. Do e ndjekim deri në fund çështjen dhe do të propozojmë para KLD masat deri në shkarkimin e gjyqtares”- tha zëvendës ministri i Drejtësisë në një deklaratë për mediat.
Sipas tij, raste të tilla nuk janë as të reja as befasuese, por shkaktojnë revoltë e neveri në kushtet kur vendi po reformon drejtësinë e kalbur.
“Vetingu që po zbulon pasuri të paimagjinueshme me shkelje ligjore të panumërta duhet të pastrojë llumin në togën e zezë. Ata gjyqtarë që mendojnë se do ja hedhin duke ikur nga sistemi, por jo, pas vetingut është radha e ndëshkimeve për të gjithë, se nuk është pastrimi i llumit, por garantues i një sistemi që të bëjë drejtësi”