Aktori Julian Deda, që është njëkohësisht edhe anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ka sulmuar kreun e kësaj partie, Lulzim Basha. Sipas tij, pavarësisht fjalëve, Basha i tradhtoi njerëzit edhe për çështjen e Teatrit Kombëtar.
Ai thotë se Basha nuk duhet besuar më. Aktori i njohur sjell në vëmendje deklaratat e Bashës të tipit se pa shkelur mbi trupin tim nuk bëhet…ndërsa në finale ato për të cilat Basha është zotuar se nuk do bëhen, janë bërë.
“Nëse dikush ju thotë “pa shkelur mbi trupin tim nuk bëhët” mos i besoni, dijeni se e ka kot. Ka kohë që nuk funksionon si shprehje. Në politikë ka dështuar disa herë, madje as për çështjen e Teatrit s’nuk. Me pak fjalë është thjesht pordhë me rigon.”, thotë Julian Deda.