Mënyra se si vishen njerëzit nuk është mbase diçka që duhet paragjykuar, të paktën jo kur është brenda normave morale të shoqërisë dhe ambientit ku je. Ekziston “kodi i veshjes”, i cili aplikohet në zyra pune dhe ambiente shërbimesh, por është edhe një kod i pashkruar që nënkuptohet dhe qytetarët e zbatojnë teksa janë në rrugë apo në vende tjera të frekuentuara nga shumë persona, pra, në këtë rast nuk e tepron me stilin e të veshurit.
Disa foto nga qytetarë të ndryshëm që në qendër të vëmendjes kishin dy vajza të veshura me fustane të gjata, plot shkëlqim dhe me taka goxha të larta. Nëse do bëhej fjalë për një eveniment festiv, atëherë s’do kishte asgjë të keqe këtu, por vajzat të shoqëruara nga një burrë ishin rrugës për te Kisha e Laçit.
Kjo ka qenë edhe arsyeja pse vajzat kanë rënë në sy të kalimtarëve dhe të gjithë kanë nxituar t’ju bëjnë foto.
Një veshje e tillë nuk është normale për një vend të shenjtë siç është Kisha e Laçit, të cilën e vizitojnë qindra qytetarë çdo ditë.
Qytetarët u shprehën se këto dy vajza ishin motra me njëra-tjetrën dhe ishte i ati i tyre ai që i shoqëronte.
Një gjë është e sigurtë, rruga deri tek Kisha e Laçit do i ketë lodhur pamasë këto dy vajza.