Një nënë ka marrë guximin dhe ka treguar së e çfarë ndodh realisht në një lindje natyrale. Nëna e quajtur Zoe George ka zbuluar të vërtetën rreth shtatzënisë dhe lindjes.
Në blogun e saj kjo nënë tregon se në lindjen e parë fëmija i ka thyer vaginën si dhe më pas ka filluar të nxjerrë gazra, të cilat nuk i kanë ndaluar edhe pse në dhomë kishte njerëz të tjerë.
“Të kesh një fëmijë me një lindje të natyrshme të ndryshon jeta. Më lejoni t’ju them diçka, fëmija im i parë më theu vaginën dhe ju ndoshta nuk doni të dini edhe të tjerat, por unë do t’jua them gjithsesi”, ka thënë Zoe duke shtuar më tej: “Po, po e kam thyer vaginën dhe kam nevojë për një mekanik të trajnuar si gjinekolog për ta rregulluar atë”.
Ndër të tjera ajo tregon edhe një moment të sikletshëm në spital, miqtë, burri dhe të afërmit e tij ishin mbledhur rreth shtratit të saj në spital dhe në ato momente ajo bën gazra për rreth 5 sekonda pa ndalim edhe pse pa fytyrën e skuqur të nënës dhe burrit të saj, nuk po e menaxhonte dot situatën.
Pasi tregon këto gjëra të tmerrshme ajo u thotë femrave që të gjitha këto vuajtje do t’ia vlejnë kur të kenë në krahu fytyrën e ëmbël të engjëllit të tyre.