osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Foto/ Pasi e përjashtuan nga Kombëtarja e Zvicrës, Valon Berhami bën deklaratën tronditëse

Foto/ Pasi e përjashtuan nga Kombëtarja e Zvicrës, Valon Berhami bën deklaratën tronditëse

Ditën e djeshme trajneri i “Kombëtares së Zvicrës”, Petroviç i habiti të gjithë pas vendimit që mori, ku kishte përjashtuar nga kombëtarja futbollistin me origjinë shqiptare Valon Berhami. Ditën e djeshme për këtë vendim ka reaguar dhe vetë futbollisti në një intervistë ku ka treguar se sa i zhgënjyer është nga ky veprim.

Valoni tregoi se gjithçka është politike dhe se vendimin e trajnerit e mori vesh nga një telefonat.

“Dua të them, mendova se ishte një telefonatë kortezie. Por në atë telefonatë, ai dëshironte të më tregonte derën e Kombëtares. Një muaj pas humbjes në Kupën e Botës në Rusi, kishte dinamika të cilat nuk më pëlqenin. Dinamika të cilat nuk i përshtateshin qëllimit tim në skuadër. Unë gjithmonë e kam promovuar unitetin.

Skuadra duhet të jetë gjithmonë e bashkuar, si në situata pozitive, ashtu edhe në situata negative. Te ne, kishte një ndarje. Por si djalë i ri, unë tentova të ndërtoj një skuadër, kështu jam rritur unë. Sporti, dhe mbi të gjitha futbolli, i bashkojnë kombësitë dhe kulturat e reja. Rezultati është një kombëtare e bashkuar dhe kjo është ajo që e karakterizonte Zvicrën. Gjithmonë kam luftuar për këtë gjë.”, është shprehur ai.

Ndër të tjera Berhami ka çuditur teksa ka thënë se simboli i shqiponjës që Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka bënë në ndeshjen kundër Serbisë i ka ndarë.

“Pajtohem. Ai gjest na ndau neve, tregoi një anë tjetër tonën. Ne jemi duke shkuar në një drejtim dhe duamë të krijojmë një ambient të mirë rreth nesh, gjë që e bën krenar Zvicrën. Pastaj u larguam nga Kupa e Botës. Në këtë pikë, është e lehtë të kritikosh, të gjesh një ndarje mes nesh. Neve na thanë se e preferojmë një komb më shumë se tjetrin, por ne e kemi dëshmuar se ne i përkasim vetëm një kombësie. Ne gjithmonë e kemi përgjegjësinë si zviceran, si në fitore ashtu edhe në humbje.

Ai thekson se trajneri ka marrë një vendim politik dhe ka shpërthyer kundër kombëtares.

“Është një vendim politik. Unë gjithmonë e kam mbrojtur veten kundër njerëzve që nuk e kuptojnë se çfarë është futbolli. Ju nuk keni luajtur asnjëherë futboll! Ky është problem i madh me shoqatat e Zvicrës. Ata gjithmonë tentojnë të ruajnë pozitat e tyre, por nuk e kanë asnjë ide se si ndjehen lojtarët. Njerëzit thonë se ne kurrë nuk u munduam. Kjo më lëndon. Por e di, kështu është. Në të njëjtën kohë, e gjitha kjo nuk është problem shumë i madh për mua. Tani kam më shumë kohë për vajzat dhe gruan time. Isha i pasigurt gjatë vendimmarrjes, kështu që nuk është në pyetje egoizmi. Unë jam 33-vjeçar, me siguri do të pensionohesha kur të jem 35- vjeçar. Nuk ka asnjë problem. Gjithmonë kam provuar të japë më të mirën time, ju e keni parë këtë gjë. Në fillim ishte e vështirë, por pastaj reagova fuqishëm. Dua ta përsëris edhe një herë: unë gjithmonë kam marrë përgjegjësi. Edhe sot, po ashtu. Qëndroj faqebardhë dhe them se është gabim të më tregoni në këtë mënyrë se nuk jam më pjesë e projektit tuaj. Dua të ma thonë këtë vendim ballë përballë. Kjo gjë nuk ndodhi. Të gjithë e panë se çfarë ndodhi pas ndeshjes kundër Suedisë. Dhe tani duket se kjo ka çuar deri te ky vendim. Por unë kam thënë: Qëndroj këtu, nuk dua t’iu ndodhin gjëra të këqija. Unë mund të largohem, udhëtimi im është afër përfundimit. Njerëzit të cilët u prekën nga kjo gjë, më telefonuan për të kërkuar ndihmë. Unë i dola në ndihmë.”, përfundon ai.