osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Tre pikëpyetje rreth propozimit të presidentit Thaçi

Tre pikëpyetje rreth propozimit të presidentit Thaçi

Serbia nuk është gdhirë papritur një dele e urtë që mezi pret të dëgjojë kërkesat e Kosovës për t’ia plotësuar, edhe pse ka nevojë jetike të anëtarësohet në Bashkimin Europian.

 Mero Baze

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është i vendosur të vazhdojë të kërkojë publikisht një marrëveshje paqësore me Serbinë, për të korrigjuar kufirin lindor të Kosovës me Luginën e Preshvës, dhe se në shtator ka ndërmend ta shtrojë këtë dhe si temë në tryezën e bisedimeve dypalëshe. Ai thotë se SHBA dhe BE, po inkurajojnë dialogun me mjete paqësore dhe se ai ka mandatin që i jep Kushtetuta, ta përfaqësojë Kosovën në këtë proces.

Në një intervistë për gazetën “TemA”, presidenti Thaçi injoron kritikat në adresë të tij dhe thotë se nuk ka arsye që propozimi i tij të ketë “efekt domino” për vende të tjera, derisa procesi bazohet tek bisedimet paqësore.

Ai thotë se është konsultuar për këtë gjë me liderët politikë të Luginës së Preshevës, dhe se ata e kanë shprehur vullnetin për bashkim me Kosovën në referendumin e vitit 1992.

Presidenti Thaçi nuk e konsideron tabu as hapjen e debatit për bashkim mes Kosovës dhe Shqipërisë, gjithnjë duke i qëndruar proceseve paqësore.

Ai thotë se ka një “Plan B” për të dalë nga ky debat pa dëmtuar Kosovën, në rast se bisedimet dështojnë.

Intervista e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për gazetën “TemA”, është e para që ai jep në shtyp pas nisjes së këtij debati, i cili ka vënën nën akuzë presidentin e Kosovës se po hap “Kutinë e Pandorës” në Ballkan.

Pas këtij shpjegimi publik, presidenti Thaçi duhet të jetë bindës së paku për tre çështje kryesore të këtij debati.

E para, në kushtet kur ai e konsideron propozimin e tij, si një propozim që duhet të zgjidhet me mjete paqësore, me çfarë do ta kompensojë Kosova, Serbinë, kur thotë se kërkon bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën? Pasi në bisedime paqësore nuk mundet vetëm të kërkosh, por dhe duhet të japësh.

Serbia nuk është gdhirë papritur një dele e urtë që mezi pret të dëgjojë kërkesat e Kosovës për t’ia plotësuar, edhe pse ka nevojë jetike të anëtarësohet në Bashkimin Europian.

E dyta, që duhet të qartësojë pa ekuivoke ndoshta dhe vetë Brukseli dhe Uashingtoni, është se deri ku shkon mbështetja Perëndimore për korrigjim kufijsh në Ballkan.

Edhe pse ka shumë teori konspirative, parimet politike mbi të cilat mbështetet Perëndimi nuk bazohen në ndryshime kufijsh, por në politika demokratike që zhbëjnë kufijtë nga pikëpamja e bashkëjetesës.

Shtetet etnike nuk janë një zgjidhje, sidomos në një rajon si Ballkani.

E treta, por që kërkon po ashtu një qëndrim të qartë, është konsesusi politik në Kosovë dhe Shqipëri për këtë çështje, e cila nëse krijon problem, prek gjithë faktorin shqiptar.

Iniciativa të tilla kërkojnë jo vetëm konsesus, por dhe përgjegjësi të përbashkët kombëtare, ndryshe prodhojnë më shumë problem, se sa histori të re.

Sidoqoftë, presidenti Thaçi pranoi se e ka një “Plan B” për të dalë nga kjo situatë, nëse propozimi i tij dështon.

Dhe ndonjëherë  dështimi vlen më shumë se sa vetë propozimi.