osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

A do e përcaktojnë minaret e thyera fatin politik të Voltana Ademit?

A do e përcaktojnë minaret e thyera fatin politik të Voltana Ademit?

Mbetet ende e pashpjegueshme se si prej gruas që drejton Shkodrën, të kalojë e të publikohet më pas një poster me mesazh nga më provokativët, dhe kjo në një qytet ku ekuilibrat fetarë kanë qenë e janë gjithnjë në tel, e që për me tepër ndjesitë fetare janë edhe përcaktuese në shumë zhvillime, sociale e politike bashkë.

Mbetet ende e paqartë fillimisht se kush e ka kompozuar atë lloj grafike që shpërfaq një goditje të hapur ndaj Islamit e muslimanëve.

Disa zëra brenda bashkisë së qytetit verior, thonë se dora realizuese është e një prej grupeve muzikore që do marrë pjesë mbrëmjen e 8 gushtit te “Këngët e Verës”, por pa e sqaruar se cili është ky grup; ndërkohë që ankronimi H.A.Z.E, që ngjan me një kod të fshehtë, nuk të adreson asgjëkundi, përveçse, nëse e skanon në Youtube, te një grup muzikor i huaj, që ka si kostumografi kryqe, veshje e maska djalli.

Vetë kryebashkiakja Ademi nuk ka dhënë asnjë prononcim deri më tani, për atë që mund të konsiderohet si provokimi më i rëndë ndaj bashkësisë së muslimanëve të qytetit të saj dhe me gjerë, që për më tepër janë dhe votues, shkruan portali Tesheshi.com. Dhe duke qëndruar në këtë të fundit, duhet kujtuar se pas disa muajsh do jenë zgjedhjet lokale.

PD e ka ende Shkodrën bastion të saj, por dhe Rama e ka bastin e jetës së tij politike, marrjen e këtij bastioni në zgjedhjet e 2019-ës. Dhe vështirë që ky poster të mos jetë përcaktues në votë.

Aq më tepër kur është fjala që kandidatja e pritshme dhe qartësisht e lexueshme, të paktën deri më tani, do jetë një grua e përkatësisë muslimane, Senida Mesi, pas dështimit të Keti Bazhdarit, edhe kjo e fundit me jo pak esencë fetare kur u përzgjodh për t’u përballur me znj. Ademi.

Dhe sërish vjen (pikë)pyetja e madhe: si ka mundësi që të ketë rënë në këtë kurth kryetarja aktuale, gjithnjë duke e konsideruar si të tillë, ku dikush nga stafi, siç aludohet, naivisht apo qëllimisht, ia ka publikuar në faqe në rolin e administratorit të saj, posterin gati luftënxitës?