Bregdeti jonian i Sarandës është vizituar këto ditë nga disa jahte luksoze që prej nisjes së sezonit turistik. Pas mbërritjes së jahtit të supermiliarderit rus, Andrei Melinchenko, sot ka zbarkuar jahti Katara, pronë e Emirit të Katarit.
Lajmin e bën të ditur deputeti socialist Alket Hyseni, i cili shkruan se jahti do të kalojë edhe në Durrës.
Statusi i Alket Islamit në Facebook:
“Mbërrin në Portin e Sarandës yachti Katara, pronë e Emirit të Katarit. Sot Saranda mirëpret një mysafir të cmuar, babain e Emirit të Katarit, (ish Emirin) Shkëlqesinë e Tij, Hamad Bin Khalifa Al Thani, i cili do të vizitojë rivierën shiptare, si dhe Durrësin gjatë qëndrimit në Shqipëri”, shkruan Alket Hyseni.