osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Gjin Gjoni, kontrata 300 mijë euro, “peshku i madh” përdor ish-burrin e gruas për të pastruar paratë

Gjin Gjoni, kontrata 300 mijë euro, “peshku i madh” përdor ish-burrin e gruas për të pastruar paratë

Anëtari i Gjykatës së Apelit, Gjin Gjoni, ka dhënë versionin e tij për prokurorinë në lidhje me 18 konstatimet e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive për paligjshmërinë e pasurisë, që nga falsifikimi i kontratave noteriale, falsifikimi i deklaratave, deklarimi i rremë, burime financiare jo të ligjshme e deri tek fshehja e aktiviteteve fitimprurëse, kështu raporton ditën e sotme ”Shqiptarja.com”.

ILDKP pretendon se Gjin Gjoni dhe bashkëshortja e tij, Elona Çaushi për të justifikuar burimin e parave për blerjen e një vile me vlerë 700 mijë euro, dyqani 150 mijë euro, apartamenti mbi 530 milionë lekë të vjetra etj., kanë falsifikuar ndër të tjera edhe një kontratë shitjesh aksionesh në një kompani me vlerë 300 mijë euro, kur realisht, sipas ILDKP, aksionet janë shitur për 70 000 lekë.

Dyshimi konstaton në faktin se dy kontratat, njëra me vlerë 300 mijë euro dhe tjera 70 mijë lekë, kanë të njëjtin numër “nr. 384 rep dhe nr. 384 kol, të datës 20.03.2007”. Gjin Gjoni, në sqarimin e tij për prokurorinë, i zbardhur ekskluzivisht nga Shqiptarja.com, pranon se kontratat kanë numër të njëjtë, por sipas tij ky është ndonjë gabim material i noteres në momentin e përpilimit.

“Bashkëshortja ime në datën 20/03/2007 ka realizuar shitjen e një pjesë të kuotave të shoqërisë gjermane ‘Gbr. Heineman Gmbh’ në vlerën 70 000 lekë dhe 300 000 euro dhe kontratat mbajnë datën 20/03/2007. Këto kontrata japin vlerën e aksioneve sipas vlerës në regjistrin tregtar, por edhe vlerën reale të shitjes së pronës, pra të një pjesë të aksioneve të kësaj shoqërie. Është e vërtetë se këto kontrata mbajnë numra të njëjtë nr. 384 rep dhe nr. 384 kol, të datës 20.03.2007, por kjo ka ardhur si pasojë e ndonjë gabimi material nga ana e noteres në momentin e përpilimit, pasi noterja duhet të kishte dhënë numra të ndryshëm apo me fraksione të këtyre kontratave.

Në lidhje me kallëzimin, për këtë pjesë të tij, nuk kemi të bëjmë me falsifikim të kontratës sipas kërkesave të nenit 186 e 25 të Kodit Penal, pasi kontratat e nënshkruara janë kontrata origjinale dhe janë nënshkruar nga ana e dy palëve të pjesëmarrësve në këtë kontratë dhe rezultojnë të deklaruara si të shituara aksionet dhe paratë dhe paratë e përfituara janë depozituar në bankë nga ana e palës gjermane, dhe konkretisht 150 000 euro në bankën “Sociate General Bank” në Këshillin e Evropës dhe 150 000 euro tek “Banka Tirana”. Gjithashtu janë depozituar edhe 84 000 euro nga kontrata e konsulencës po tek “Societe General Bank””, pretendon Gjin Gjoni.

Falsifikimi i deklaratave

Inspektoriati i Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive pretendon se çifti Gjin Gjoni dhe Elona Çaushi kanë falsifikuar edhe disa deklarata për kthim borxhi në shuma të mëdha, për shkak se sipas ILDKPKI, pala tjetër, në rastin konkret shtetasi gjerman, Werner Mehlber, nuk ka qenë i pranishëm në momentin e kryerjes së veprimeve juridike, për shkak se nuk figuron në sistemin TIMS. Nga ana tij, Gjin Gjoni thotë se nuk është faji i tij se pse nga ana e sistemit TIMS nuk janë shënuar hyrjet dhe daljet e Mehlber.

“Në të njëjtën formë, edhe për pikat 5 dhe 6 të kallëzimit për falsifikimin e deklaratave me nr. 2604 regjistri dhe nr 2605 të datës 21/05/2010 për kthimin e shumës 90 000 euro principal dhe 37 908 euro, përpos faktin se kallëzimi nuk qëndron, për këtë fakt do të japë shpjegime të hollësishme bashkëshortja ime. Nuk është faji im që nga ana e sistemit TIMS nuk janë bërë shënime për hyrje-daljet në Shqipëri të shtetasit Mahlber, por di që ky shtetas ka qenë i pranishëm në kryerjen e veprimeve juridike.

Unë personalisht nuk kam lidhje me këtë falsifikim dhe as më këtë deklarim të realizuar nga ana e Elona Çaushit, gjithmonë sipas pretendimeve të ILDKPKI, pasi ky deklarim nuk është pjesë e deklarimeve të mia të pasurisë. Siç e kam theksuar më lart, unë kam nisur deklarimin si person i martuar me Elonën në datën 30.12.2011. Pasurinë e saj bashkëshortja ime e ka deklaruar në deklarimin e vitit 2010 dhe jo të përbashkët me deklarimin tim”, pretendon Gjin Gjoni.

Akuza ILDKPKI

Në sqarimin e tij për llogari të hetimit nga ana e prokurorisë, pas kallëzimit në shkurt të 2014, Gjin Gjoni akuzon Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive për kallëzim të rremë. “Sa i përket pikës 8 të kallëzimit penal për fshehje e aktivitetit si person fizik dhe konkretisht të një bari, deklaroi se nuk kemi të bëjmë me fshehje pasurie, pasi kjo pasuri nuk ka të bëjë me mua si person nën hetim, pasi subjekti është regjistruar në emër të bashkëshortes sime, e cila do të japë shpjegimet e saj dhe dokumentacionin justifikues.

Unë dua të vë në dukje se ILDKPKI në faqen 10 të kallëzimit ka bërë kallëzim të rremë për sa i përket aktivitetit të Elona Çaushit për aktivitetin tregtar me nr…., pasi ky aktivitet nuk i përket Elona Shpëtim Çaushit, por Elona Behar Çaushit. Pala kallëzuese ose e ka bërë me qëllim ose nga pakujdesia përfshirjen e shtetases Elona Çaushi në këtë pikë të kallëzimit, pasi në të vërtetë në Tiranë ka pesë persona me të njëjtin emër dhe mbiemër, Elona Çaushi”, thotë Gjin Gjoni.

Versioni i Gjin Gjonit për vulat e ndryshme në dokumente

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive pretendon se disa dokumente të dorëzuara nga çifti në QKR janë vulosur nga një vulë të një kohë të mëvonshme nga koha e dorëzimit. “Vula e vendosur në këto dokumente ka hyrë në fuqi në datën 20.11.2013, ndërkohë që vendimi, aktmarrëveshja dhe siglimi në faqen e parë mbajnë datën 14.10.2010. Në qoftë se këto dokumente do të ishin depozituar në QKR në datën 14.10.2010, sipas shënimit me dorë, duhet të kishin vulën e kohës specifike përkatëse”, thotë ILDKKPKI. Ndërkaq, Gjin Gjoni ka një version për këtë pretendim të ILDKPKI.

“Mbi pyetjen tuaj, fakti që vulat i përkasin një periudhe të mëvonshme, nuk jam në gjendje të shpjegoj, pasi unë nuk kam pasur të bëj me dosje fizike të subjekteve të regjistruara dhe në ndodhen në arkivën e QKR, nuk ka hyrë në këtë arkivë dhe nuk kam tërhequr asnjëherë dokumentacion. Nga informacioni që kam marrë pas bërjes së kallëzimeve, di që në periudha të ndryshme kohore, në momentin që drejtor i QKR ka qenë Tomi Kola, ka pasur një problem me sistemin kompjuterik dhe elektronik të sistemit të QKR në periudha kohore të gjata dhe rezulton që një pjesë e dokumentacioneve mund të mos jenë skanuar siç mund të jetë edhe rasti i shoqërive ku figuroj ortak”, pretendon Gjin Gjoni.