Në përplasjen e dyfishtë mes Ventspils dhe Luftëtarit në raundit e parë kualifikues të Europa League spikati sulmuesi 19-vjeçar Adekele Akinyemi, i cili realizi në total në portën e bluzinjve plot 6 gola.
Një sulmues i talentuar, që sigurisht e priste një e ardhme e sigurt.
Mirëpo në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, klubi i Ventspils në faqen e tij në Facebook ka njoftuar se nigeriani Adinyemi është zhdukur krejt papritur, duke mos u shfaqur si zakonisht në stërvitje.
Është e pamundur që të kontaktohet me të nëpërmjet telefonit, situatë që i ka shqetësuar shumë drejtuesit, aq sa kanë bërë denoncim për zhdukjen e tij në polici.
Gjithashtu në njoftim shkruhet se kush ka informacion për lojtarit mund të kontaktojë në numrat e telefonit të klubit.
E pabesueshme kjo që ka ndodhur me sulmuesin nigerian.
Sigurisht që duke shënuar kaq shumë gola do të ishte shumë i kërkuar në merkato, por jo aq sa të zhdukej pa lënë asnjë gjurmë.