osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Flet babai i Valon Behramit: Im bir la “kockat” 20 vjet për Zvicrën, në fund, për turpin e tyre, e përzunë me një telefonatë

Flet babai i Valon Behramit: Im bir la “kockat” 20 vjet për Zvicrën, në fund, për turpin e tyre, e përzunë me një telefonatë

Babai i Valon Behramit, Ragipi, në një intervistë për të njohurën kosovare “Zëri”, zbardhur të vërtetën e largimit të djalit të tij nga kombëtarja helvetike, duke mos kursyer edhe akuzat por mbi të gjitha pabesinë e federatës zvicerane dhe trajnerit Petkovic, që po mohojnë djersnë e derdhur prej 20 vjetësh nga Valon Behrami për ekipin kombëtar zviceran.

“Menjëherë pas Botërorit Valoni e ka paralajmëruar largimin nga përfaqësuesja e Zvicrës. Ai dëshironte të largohej kryesisht për arsye familjare, por edhe ndihej i lodhur dhe dëshironte që vitet e fundit të karrierës si futbollist aktiv t’i përqendrohej klubit. Mirëpo, zviceranët kanë qenë kategorikisht kundër dhe nuk e kanë pranuar largimin e tij. Ndërsa tani e larguan në mënyrën më të keqe, në mënyrë jo njerëzore”, ka deklaruar Ragip Behrami.

Sikurse Valon Behrami, edhe babai i tij, Ragipi, insiston se largimi i 33-vjeçarit nga përfaqësuesja zvicerane ndërlidhet kryekëput me çështje politike. Në kampin e Zvicrës në Botëror ishin shfaqur dallimet e përkatësive kombëtare. Sidomos te futbollistët shqiptarë – Valon Behrami, Blerim Xhemaili, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri. Këta dy të fundit i kishin festuar me shqiponjën dykrenore golat e fitores prej 2:1 ndaj Serbisë.

Drejtuesit e futbollit zviceran ishin munduar ta qetësonin situatën për shkak se ishin të fokusuar të arrinin sukses me skuadrën e tyre. Mirëpo, menjëherë pas kthimit nga Rusia në Zurich, drejtuesit e Federatës së Futbollit të Zvicrës kishin filluar të kërkonin nga futbollistët e tyre të përcaktoheshin për një shtetësi të vetme. Behrami dhe futbollistët tjerë shqiptarë e kanë vetëm nga një pasaportë – atë zvicerane.

Por, shqiponja e tyre dykrenore kuptohej si dyshtetësi për presidentin Peter Heinrich Gillieron dhe sekretarin gjeneral, Alex Miescher. Me këtë të fundit rreth kësaj çështje ishte përplasur Behrami, i cili kaherë nga zviceranët është parë si “kapiten” i grupit të futbollistëve shqiptarë brenda përfaqësueses së Zvicrës. “Federata e Zvicrës pati shkuar shumë larg duke e quar çështjen e dyshtetësive deri në Parlamentin e Zvicrës. Andaj, Valoni e ka pas një zënkë me sekretarin gjeneral. Valoni ka qenë i zemëruar me paragjykimet e njerëzve si sekretari gjeneral, i cili është marrë me çështje të tilla përkundër faktit se Valoni dhe futbollistët tjerë shqiptarë e kanë dhënë maksimumin për skuadrën e tyre. Andaj, Vladimir Petkoviç vetëm e ka zbatuar një urdhër që ia kanë dhënë shefat e tij, presidenti dhe sekretari gjeneral i federatës, duke e thirr Valonin për t’i treguar se i janë mbyllur dyert e skuadrës”, shton ai.

Ragip Behrami thotë se trajneri Vladimir Petkoviç nuk qe dashtë t’i bindet me lehtësi urdhrit të presidentit dhe sekretarit gjeneral të federatës për ta larguar përmes një telefonate të vetme.   “Në Petkoviçin jemi hidhëruar për shkak se ia ktheu me të keqe një të mirë që ia pati bërë Valoni. Trajnerin boshnjak patën dashur ta largojnë nga posti i selektorit të Zvicrës ndërsa Valoni e ka mbështetur dhe ka punuar në interes të tij, pra që ta mbetet trajner i Zvicrës”, shprehet babai i futbollistit.

20 vjet në shërbim të Zvicrës – 13 vjet si futbollist i Përfaqësueses A dhe 7 vjet tjera si lojtar i ekipeve të reja helvetike. 83 paraqitje me përfaqësuesen A, ku shumë herë iu kishte besuar edhe shiriti i kapitenit Lojtar i Zvicrës në katër Kampionate Botërore, gjë që nuk e ka bërë asnjë futbollist tjetër zviceran. “Pikërisht prej kohës së angazhimit të Valonit, Blerim Xhemailit, Zvicra kishte nis të përparojë. Aty kishte nis ngritja, e cila vazhdonte të rritej edhe me ardhjen e Xherdan Shaqirit, Admir Mehmedit, Granit Xhakës, Pajtim Kasamit, i cili në moshën më të mirë u pati lënë jashtë. Sot Zvicra është e gjashta në botë”, shprehet Ragip Behrami.

“Natyrisht se kemi biseduar shumë me Valonin rreth kësaj çështje. Ai nuk është mërzitur që është larguar, por ndihet i nervozuar me mënyrën e largimit sepse ai edhe vet ka dashtë të largohet, por nuk e kanë lënë. Mirëpo, Valoni më tha: ‘Babi, unë do të ndihesha keq sikur të më largonte futbolli, sikur të më largonin për mosangazhim. Por, kur po e di se çka kam bërë për Zvicrën, por ndihem krenar. Nuk po mërzitem që më largoi politika”, tregon Ragipi.

Ai thotë se djali i tij është dashtë të pensionohet nga Kombëtarja përmes një respekti dhe përmes një ndeshje lamtumirës për kontributin e dhënë me zemër e shpirt. “Ne nuk pendohemi për krejt atë që e kemi dhënë qe 20 vjet për Zvicrën. Zvicra ka dhënë shumë për djalin tim, familjen time, Kosovën dhe gjithë shqiptarët. Kështu që për dy-tre individë që e bënë krejt këtë poshtërsi nuk e përfaqësojnë një Zvicër të tërë. Tifozët janë me ne dhe po i thonë ‘marre’ këtij veprimi të federatës zvicerane”, përfundoi babai i Valon Behramit, Ragipi. Kemi të bëjmë me një moment emocionues, pasi federate zvicerane dhe trajneri shpërblejnë mundin e 20 vjetëve të lojtarit me një mohim, pabesi dhe në fund përjashtim.