Propolis (ngjitësi i bletës) është një masë rrëshire, zakonisht, ngjyrë e verdhë në të gjelbër ose kafe dhe e tretshme, të cilin bletët punëtore e mbledhin nga sythët dhe lëkurët e pemëve dhe e përdorin për fiksimin e huallëve të dyllit dhe ngushtimin e hyrjes së kosheres sipas nevojës së bletëve. Nëse një mi apo bretkosë është aq i pafat sa të vritet brenda një zgjoi, bletët do ta veshin kafshën e ngordhur me këtë lloj substance (propolis do të thotë “për mbrojtjen e individëve”) para se trupi të kalbet. Kjo shmang erën e pakëndshme dhe parandalon përhapjen e baktereve në popullatën e bletës.
Përbërësit e propolis
-Lëndë rrëshinore, balsam dhe lëndë ngjitëse: 55%
-Disa lloj dyllesh: 7.5-35%
-Vajra të avullueshëm: 5%
-Polen: 5%
-Lëndë të ndryshme organike dhe minerale: 5%
-Vitamina dhe disa lëndë të panjohura: 4.4-19%
-Vetitë kuruese dhe shkaqet e përdorimit
-Propolisi përmirëson punën e sistemit imun dhe konsiderohet si antibiotik natyror kundër viruseve dhe infeksioneve.
-Antikanceror, për faktin se aktivizon qelizat ngrënëse dhe është vërtetuar se ai pengon zhvillimin e qelizave kancerore në zorrën e trashë dhe lufton kancerin e gjakut –Leukemin.
-Antialergjik në përgjithësi, nëpërmjet shtimit të fuqisë së gjakut për pengimin e hestaminës si rezultat i “quercetin” që ai përmban.
-Antibiotik natyral me përdorim të gjerë, d.m.th. që mbulon një varg të madh bakteriesh, siç janë hilikcobacter dhe bakteri i tuberkulozit.
-Antimykoz. Propolisi konsiderohet si lënda më e fortë kundër mykut Candida, prandaj disa nëna e lyejnë gojën e mykur të foshnjeve me të.
-Pastrues dhe sulmues i sëmundjeve ngjitëse, për shkak se përmban Benzoic Acid.
-Antitumorial, sepse pakëson depërtimin nëpërmjet kapilarëve të gjakut duke i fuqizuar ato me anë të grupit të flavonoidëve që ai përmban.
-Fuqizues dhe përtëritës i lëkurës dhe i membranave të brendshme mukoze.
-Pakëson ngritjen e tensionit të gjakut.
-Ndihmon në sekrecionin e vrerit, i cili tret yndyrat.
-Rrit aktivitetin e qelizave limfatike për të ngrënë qelizat e huaja.
-Parandalon dhe pakëson dështimin akut të frymëmarrjes – Eriadictyal.
-Korrigjon prodhimin e collagenit dhe elastinit, të cilat marrin pjesë në ndërtimin e qelizave elastike të lëkurës dhe të kapilarëve të gjakut, si dhe në ndërtimin e qelizave të kërceve dhe ligamenteve.
-Propolisi përdoret gjithashtu për lyerje sipërfaqësore: për puçërrat e rinisë, të thatët, lungën (xhungat e mbushura me qelb), sëmundjet mykoze të thella të lëkurës, ekzemën dhe Pyodermën.
-Për kurimin e infeksionit të kyçeve dhe të sistemit muskular (me lyerje nga jashtë).
-Këshilla që duhen pasur parasysh para përdorimit të propolis-it të bletës
-Ekzistojnë 1-2% e njerëzve që kanë alergji nga propolis apo nga disa lëndë që ai përmban.
Alergjia e këtyre njerëzve shfaqet në këto simptoma:
-Alergji në lëkurë kur e prek propolisin në formë kremi apo të freskët, me kruarje dhe skuqje të lëkurës.
-Alergji në frymëmarrje kur e nuhat.
-Alergji në gojë (kur e ha), duke shkaktuar ngacmim brenda gojës ose çrregullime në zorrë dhe diarre (bark).
-Me ulje të tensionit të gjakut.
-Për këtë arsye, së pari duhet provuar nëse shkaktohet apo jo alergji nga propolis (si dhe nga të gjitha produktet e bletës), duke përdorur në fillim një sasi shumë të vogël prej tij dhe më pas duke e shtuar gradualisht atë.
Doza dhe mënyra e përdorimit
-Propolis nuk përdoret për fëmijë nën një vjeç.
-Doza dhe koha e saj përcaktohet nga mjeku kurues, në varësi të sëmundjes dhe të sëmurit, në këtë mënyrë:
-Propolis i freskët (bruto): 1 gram (1-3 herë në ditë), duke e përtypur nëpër gojë për 5-20 minuta dhe më pas mund ta përcjellësh pa problem.
-Esenca e propolis-it (5-50% përqendrim): 5-30 pika, tre herë në ditë, me mjalt të holluar me ujë ose me limonadë. Esenca e propolis mund të përdoret edhe nga jashtë në kozmetikë dhe për larje nga poshtë (për infeksionet e vaginës).
-Organizmi i njeriut mund ta përballojë më së miri 1 gram propolis për çdo kg të peshës së trupit të tij.
-Pluhuri i propolis mund të përdoret duke përzierë 3 gram propolis me 125 gram mjalt, dhe të merrret një apo dy lugë në ditë.
-Në rastet e përdorimit të jashtëm të propolis, këshillohet që të merret edhe nga goja në të njëjtën kohë, sepse këto përdorime plotësojnë efektin e njëri-tjetrit. Përdorimi i jashtëm i propolis mund të bëhet një apo disa herë në ditë sipas nevojës.
-Përdorimi i propolis për nuhatje jep rezultate të shkëlqyera në rastet me probleme në rrugët e frymëmarrjes dhe në mushkri.
Ruatja dhe depozitimi
Nuk kërkohen veprime të veçanta për ruajtjen e propolisit, por preferohet që të ruhet në enë ku nuk depërton drita, të mbyllura mirë dhe larg nxehtësisë. Si gjithnjë në lidhje me përdorimet mjekësore,, preferohet që produkti të jetë i freskët.