Valon Behrami ka shokuar Zvicrën me lajmërimin e dhënë në rrjetet sociale. Mesfushori i kombëtares helvete e mbylli karrierën e tij ndërkombëtare.
Behrami ishte titullar dhe në kupën e botës në Rusi dhe një ndër më të vleerësuarit e Zvicrës.
“Karriera ime ndërkombëtare ka përfunduar. Kapitull i mbyllur”, ka shkruar Behrami. Herët e fundit të Behramit me Zvicrën ishin në Botërorin e mbyllur thuajse një muaj më parë në Rusi, ku u shfaqt mjaft mirë.
Ndeshja e fundit ku ishte kapiten, rezultoi me humbjen dhe eliminimin ndaj Suedisë (1-0).
Behrami ka marrë pjesë në katër edicione Kupash të Botës, teksa ka luajtur 83 ndeshje, duke shënuar dy gola. Ai është 33 vjeç dhe luan me Udinezen në Serie A.