osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Video e rebelimit e aktorit Bujar Asqeriu: Askush nuk e çan trapin për artistët, do tallen e do nxjerrin gjuhën…A do të përmbyset kjo hadutëri?

Video e rebelimit e aktorit Bujar Asqeriu: Askush nuk e çan trapin për artistët, do tallen e do nxjerrin gjuhën…A do të përmbyset kjo hadutëri?

Aktorët e Teatrit Kombëtar vijojnë që të kundërshtojnë projektligjin e ri të ministrisë së Kulturës për artin dhe zhvendosen te ‘Turbina’.

Aktori i njohur Bujar Asqeriu ka shpërthyer ndaj politikanëve dhe mjerimit në të cilin janë lënë aktorët.

Deklarata e plotë

Si duket refleksionet që vijnë që qeveria dhe ministria e jonë e nderuar janë të pakta dhe të pafuqishme dhe mos të them të ftohta. Këta duket që nuk e dinë se çfarë është artisti, në thelb nuk e din se çfarë është artisti.

Një artist i joni, më i mirë i joni merr rrogën më të ulët se një nëpunëse më e rëndomtë e Ministrisë së Kulturës. Domethënë ky është vlerësimi që i bën shteti shqiptar, që u bënë gjithë këtyre artistëve që luftojmë me gjakun,  mund dhe me djersë.

Jo me kot kolegët tanë të nderuar ikën nga kjo botë në moshën më të re dhe askush nuk pyeti për ta, askush nuk u kujdes për ta, askush nuk e çan trapin për ta. Dhe ata ikën me një barrë pengjesh në shpirt dhe këto pengje ne duhet t’i ngremë me të madhe.

Mos të them që Bujar Lako jetonte në një shtëpi 50 metra katror, artisti ynë i madh, kurse qeveritarët tanë kanë vila. Kjo është drama e madhe pasi vendin e udhëheqin hajdutët, këtë vend e drejtojnë hajdutët, prandaj nuk ka lekë për artistët, nuk ka lekë për teatrin dhe ne na fusin në vrimën e miut atje tek hidrocentrali.

Edhe lekët për një dosje i marrin, edhe 100 lekë për një dosje e marrin e fusin në llogari. Nuk lenë lekë në këmbë, këta janë qeveritarët tanë. Nganjëherë them pse po flas, a më dëgjon njeri. Nuk na dëgjon askush, them a përmbyset kjo hajdutëri?

Ne kemi të drejtën legjitime të Zotit dhe Zoti i paftë ata dhe fëmijët e tyre. E kuptoj që ata e do të tallen me ne, që do të nxjerrin gjuhën me ne. Ata mendojnë se sa do të fitojnë sot. Ku do hanë drekën dhe darkën dhe me kë do bëjnë qejf sot. Nuk mendojnë asgjë tjetër. Këto ishin ndjesitë e mia. Ne me aq sa kemi fuqi, ta mbrojmë punën tonë.