Saimir Tahiri, duket se po i shijon në maksimum ditët e tij në liri, të fituar mer përballje të paprecedenta me gjykatët, i akuzuar nga një grup prokurorësh, që nuk arritën të bindnin asnjë trup gjykues me kërkesat e tyre.
Kjo nuk e ka ndaluar Tahirin të vazhdoi aktivitetin e tij si qytetar, pa asnjë obligim, duke pritur letër porosinë e radhës, e cila ose do të fundos Tahirin ose prokurorët që ngritën akuzat pa prova.
Më shumë ka të ngjarë, që grupi i prokurorëve që ngriti akuzën, të përgjigjet ligjërisht sepse nuk ka asnjë provë, ndaj zgjasin hetimet pafundësisht, megjithëse dy prej tyre e kaluan fazën e parë të vetingut. Në fakt, kanë kalur pjesën e deklarimit të pasurisë, që nuk ka asnjë lidhje me dosjen e pregatitur për 24 orë me thashethem portalesh.
Ai është fotografuar duke bërë rolin e DJ në një prej bareve të Tiranës.
Ish-ministri i Brendshëm është shfaqur tepër sportiv, me një t-shirt dhe me xhinse, e nuk ka nguruar të provojë çdo gjë të re që i është dukur interesante..
Tahiri duket se po ndjek trendet e fundit të modës në botë, pasi ndryshe nga kur ishte ministër, tashmë është vënë re rritja e mjekrës, e cila e bën edhe më hijerëndë./Ekskluzive.al