osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Intervista e rrallë e Dritëroit: Ju tregoj ata që janë lëpirë nga komunizmi dhe sot thonë se janë kafshuar, fshehin dhe redaktojnë biografinë!

Intervista e rrallë e Dritëroit: Ju tregoj ata që janë lëpirë nga komunizmi dhe sot thonë se janë kafshuar, fshehin dhe redaktojnë biografinë!

hkrimtari i ndjerë Dritëro Agolli, dhjetë vite pas shembjes së  regjimit diktatorial, ka dhënë një intervistë në shtypin e kohës ku ka hedhur dritë mbi një sërë pikëpyetjesh që shqiptarët vijojnë të ngrenë ende.

Agolli tregon pozicionin e tij në krye të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve si dhe rolin që luante kjo shoqatë në ndëshkimin e krijuesve.

Ndër të tjera, ai shpjegon karrierën e tij letrare dhe politike të shtrirë në disa kohë të ndryshme ku rendit copëza kujtimesh të panjohura më parë.

Më poshtë gazeta “TemA” po risjell intervistën e plotë të dhënë nga shkrimtari i njohur:

Ju ç’ mund të thoni për veten? A ndahet krijimtaria juaj në dy faza, e nëse po cilën gjykoni më të suksesshme? A keni bërë gabime?

Unë kam jetuar në katër kohë: Në kohën e mbretërisë së Zogut, në kohën e pushtimit fashist, në kohën e socializmit dhe në kohën e demokracisë së sotme. Por krijimtaria ime ka ecur në dy kohë: Në kohën e socializmit dhe në kohën e demokracisë. Në të dyja këto kohë unë kam ruajtur të njëjti stil, veçse i kam pasuruar mjetet shprehëse brenda sistemit tim figurativ. Unë nuk jam nga ata që hidhen hu më hu. Ngaherë i jam përmbajtur këshillës së popullit: Po të hidhesh hu më hu, njëri të hyn…

Në të dyja kohët unë kam pasqyruar në letërsi raportet njerëzore dhe nuk jam tërhequr prej hunde nga moda. Letërsinë unë e kam pasur dhe e kam mënyrë jetese. Prandaj në të dyja fazat kam pasur të njëjtat suksese dhe të njëjtat dështime. Po të mos kisha pasur dështime, nuk do të kisha suksese. Pitagora deri sa përfundoi teoremën e tij ka bërë me qindra gabime. Ne themi se jemi nxënës të mësuesit popull. Po a ka ndonjë nxënës që të mos bëjë gabime? Ai që thotë se nuk ka bërë gabime është një gënjeshtar i madh.

Cilat do të veçoni nga veprat tuaja si më të arrirat dhe më të dashurat për ju?

Njëherë unë e pyeta Lasgush Poradecin se cilat vjersha do të veçonte si më të mirat nga Naim Frashëri, Çajupi, Mjeda, e të tjerë. Dhe ai u mendua pak dhe më tha se nga Naimi vjersha më e mirë është “Abaz Aliu”, nga Çajupi “Bariu”, dhe nga Mjeda “Dimri”, ajo vjershë ku përsëritet vargu “struku-struku i shkreti plak”. Pastaj i thashë Laskush Poradecit:
-Po ju cilën vjershë keni më të mirën?
Ai u mbështet në bostun, ktheu kokën nga unë dhe më tha:
-Unë i kam të gjitha të mira!
Sa herë më bëjnë ndonjë pyetje të tillë për krijimtarinë time, më kujtohet përgjigja e Lasgush Poradecit, kur kam qenë i ri. Por megjithëse e kam të vështirë t’ju përgjigjem, do të thosha se në prozë do të veçoja si libër më të mirë tregimet “Zhurma e erërave të dikurshme”, romanet “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, “Trëndafili në gotë”, “Arka e djallit”. Pastaj do të veçoja pothuajse të gjithë poezinë.

A ka qenë Dritëro Agolli shkrimtar i përkëdhelur nga regjimi komunist?

Unë kam qenë i përkëdhelur vetëm nga populli. Populli e ka detyruar shtetin apo regjimin që të mos më vështronte me sy të keq. Unë kam qenë vetë komunist dhe nuk kishte përse të më mbante mëri komunizmi. Veçse nja dy-tri libra edhe mua më janë ndaluar si “Zhurma e erërave të dikurshme”, tregimet “Martesa e papritur e Pasha Velçanit”, “Nipi plang prishës”, drama “Mosha e bardhë”, etj. Ka të tjerë që jo vetëm kanë qenë të përkëdhelur, por edhe që janë lëpirë nga komunizmi dhe tani thonë se janë kafshuar.

Për shumë vite ju keni qenë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, e konsideruar si një shtyllë e fortë e ideologjisë komuniste, e cila më së shumti e shkatërroi artin dhe letërsinë në Shqipëri, ndërsa i faturohet fajësia e dhjetëra shkrimtarëve të vrarë dhe dhjetëra të tjerë të burgosur. 10 vite pas rënies së diktaturës, cili është raporti mes pendesës dhe krenarisë që Z. Agolli ka për atë kohë?

Vërtet mendoni se Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve e shkatërroi letërsinë dhe Artin? Vërtetë mendoni së këto dhjetë vjet u krijua arti i vërtetë mbi gërmadhat e “Lidhjes”? Ata shkrimtarë që ju i quani të mëdhenj dhe gjeni kanë qenë anëtarë të Lidhjes dhe kryesisë së saj. E dini cila ishte byroja politike dhe artistike e Lidhjes, domethënë kryesia e saj? Kjo byro përbëhej nga këta anëtarë: D.Agolli, I.Kadare, Z.Çela, B.Londo, Dh.Shuteriqi, A.Kondo, F. Gjata, Ll. Siliqi, F.Ibrahimi, Ç.Zadeja, K.Dhamo, K.Rama, K.Blushi, K.Buza, N.Lako, P.Kokushta. Këta e drejtonin Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve dhe vendimet merreshin me vota, me numërim votash. Asnjëri nga këta anëtarë të kryesisë nuk ka dhënë dorëheqjen. Të gjithë synonin të bëheshin anëtarë të saj. Dhe anëtarët ishin nëpër të gjithë Shqipërinë. Lidhja ishte një shoqatë shkrimtarësh dhe artistësh dhe nuk ishte një seksion i Ministrisë së Brendshme. Ata letrarë që hynin në burg, fjala vjen në Kukës a në Librazhd, as kishin të bënin fare me kryesinë e Lidhjes. Janë trillime letrare ato që fliten se Lidhja merrej edhe me botimin e skeçeve të estradës. Veç tri botime kishte Lidhja: “Dritën”, “Nëntorin” dhe “Letrat shqiptare”, revistë që dilte në gjuhën frënge.

Doemos socializmi ishte një makineri e tërë kolosale që punonte pa pushim. Në këtë mekanizëm bënte pjesë edhe Lidhja. Por ajo nuk punonte në kokën e saj, Ajo drejtohej nga Partia e Punës. Edhe ata shkrimtarë që binin në fatkeqësi, nuk binin nga Lidhja. Dhe në përgjithësi asnjë shkrimtar i shquar nuk është burgosur. Ndonjëri është bërë i shquar pas burgut. Ju pyesni nëse unë pendohem. Unë vetëm mund të krenohem pasi kam ndihmuar zhvillimin e letërsisë dhe artit duke qenë kryetar i Lidhjes. Duhen pyetur ata 18 anëtarët e tjerë të kryesisë së Lidhjes nëse pendohen, pasi unë çdo gjë me ata e kam bërë. Ndonjëri nga këta anëtarë të kryesisë sot flet e shkruan sikur atëherë të ishte në Lidhje si ndonjë vizitori ardhur nga Evropa, duke fshehur ato që ka bërë dhe duke redaktuar biografinë e tij. Kurse unë kam një zakon që nuk e redaktoj as biografinë dhe as jetën.

Në vitet ’90, në kohën e ndryshimeve të mëdha, ndryshe nga shumë kolegë tuajt ju preferuat pozicionimin në kastën e vjetër. Çfarë ju mbajti brenda Partisë Socialiste Z.Agolli, thjesht zgjedhje personale, bindja e brumosur nga vitet e diktaturës, morali apo tradita?

Unë kam formim socialist dhe nga kjo anë jam tmerrësisht i pandreqshëm. Pak më lart përmenda hunjët. Ashtu siç nuk hidhem hu më hu, nuk hidhem as parti më parti. Unë kam qenë partizan, kam luftuar kundër fashizmit dhe jam futur në Partinë Komuniste. Nga komunist unë nuk mund të bëhem dot fashist dhe as ndonjë –ist i përafërt apo ndonjë demokrat joshës. Unë ndryshoj siç thonë, brenda llojit dhe shkoj  sipas parimit se edhe ai që nuk ndryshon është i keq, edhe ai që ndryshon përherë është i keq. Gjella me kripë dhe kripa me karar thotë populli.