osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Policia i përgjigjet vigjilentit, që nuk fle pa gënjyer për “2000 rrënjë drogë të mbjella në Krujë”!

Policia i përgjigjet vigjilentit, që nuk fle pa gënjyer për “2000 rrënjë drogë të mbjella në Krujë”!

Pas publikimit të një mesazhi nga ana e ish-kryeministrit Sali Berisha në faqen e tij të ‘Facebook’ se në një fshat të Krujës ishin mbjellë 2000 rrënjë kanabis, vjen një reagim nga Drejtoria Vendore e Policisë së Durrësit.

Kjo e fundit përmes një deklarate për shtyp ka përgënjeshtruar këtë fakt, ndërsa pohon se fotot që ishin publikuar nga Berisha janë të vjetra në kohë.

Sipas bluve, në 9 korrik u zhvillua një aksion antikanabis në disa zona të Krujës, ku në Nikël u konstatuan 643 bimë kanabis, që u asgjësuan.

“Përgënjeshtrim
Në lidhje me statusin e publikuar sot në rrjetet sociale nga deputeti Berisha, ku pretendohet se në zonën e malësinë e Krujës janë konstatuar 2.000 rrënjë kanabis, sqarojmë se fotot i përkasin një periudhe të mëhershme pavarësisht se janë përdorur si aktuale:
Në datë 9 korrik 2018, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike janë organizuar shërbimet dhe kanë ushtruar kontroll në fshatrat Mafsheq, Barkanesh, Njësia Administrative Cudhi dhe fshatin Kurcaj, Njësia Administrative Nikel ku në total janë gjetur dhe asgjësuar me anë të djegies 643 bimë Cannabis Sativa.
Informacioni i mësipërm është bërë publik, në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit: https://www.asp.gov.al/index.php/17-shqip/lajmet-e-fundit/14012-informacion-mbi-ngjarjet-arrestimet-ndalimet-dhe-procedimet-ne-24-oret-e-fundit-10-korrik-2018”, thuhet në reagimin e policisë.