Në 6 shkurt 1999, nëse krejt shqiptarët në mbarë botën kërkonin dhe luftonin për pavarësinë e Kosovës dhe sytë i kishin drejtuar nga “Marrëveshja e Rambujesë”, këtij stacioni fundor për të sanksionuar shkëputjen e Kosovës prej ish-Federatës Jugosllave, duke e statusuar ndërkombëtarisht si shtet më vete, në krye-politikani i shtetit shqiptar, ish-President Republike, i quajtur Sali Ram Berisha, vazhdonte të bënte prapaskena kundër lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
I njohur si agjent i UDB dhe shërbëtor aktiv serb për shkak të qenies së tij dhëndër serb, Sali Ram Berisha ka kryer shumë shërbime ndaj shtetit më anti-shqiptar të globit. Nëse prej 20 vitesh në kohën e diktaturës si agjent i UDB ai kryente “shërbime ekselente” të fshehta, në 23 vitet post komuniste, Sali Ram Berisha i nisi këto shërbesa antishqiptare e pro serbe hapur. Kjo për shkak sepse në 22 mars 1992, ai hipi në pushtet dhe gjithçka e komandonte ai deri në vitin 1997, kur u rrëzua prej shqiptarëve me revoltë mbarë popullore, për shkak të krimit financiar që bëri me firmat piramidale, të cilat ishin një mision i ngarkuar prej Serbisë, si mundësi destabiliteti në Shqipëri, për të krijuar imazhin e rremë, që shqiptarët janë një popull mesjetar që duhet zhdukur jo vetëm si komb, por edhe si troje.
Këtë mision Sali Berisha e përmbushi me sukses. Paralel me piramidat, ai bëri shërbesën më kriminale e më antikombëtare, duke furnizuar me karburante, armë e municione regjimin kriminal të Milosheviçit në kohën kur ai derdhte gjak shqiptarësh në Kosovë, duke thyer embargon e OKB, NATO e SHBA, pas një takimi pazar të bërë në Malin e Zi në janar 1993, me Milosheviçin, Bulatoviçin, Gjukanoviçin, Arkanin dhe Karaxhiçin, në prezencë të të cilëve firmosi paktin e bashkëpunimit gjakësor me Serbinë, kundër popullit kosovar.
Edhe pse në vitin 1997, Sali Ram Berisha u përzu nga pushteti me dhunë, urrejtje e votë mbarë popullore, në shtator 1998 inskenoi vrasjen e deputetit Azem Hajdari, duke e shfrytëzuar këtë krim politik, për të krijuar trazira në Shqipëri, ndërkohë që në Kosovë luftohej për pavarësi nga federata antishqiptare serbe. Sikur të mos mjaftonte kjo, Sali Berisha po punonte intensivisht në vitet 1998-1999, që Kosova e cila po shkonte drejt shkëputjes shtetërore prej Serbisë, të mos e fitonte pavarësinë prej Serbisë, duke u bërë palë me Milosheviçin.
Thirrja e shërbëtorit serb Sali Berisha për të mos firmosur marrëveshjen
Në Rambuje, Sali Berisha dëshmoi se është një shërbëtor pro-serb, i përkushtuar kundër çështjes shqiptare. Ai kërkoi që delegacioni kosovar e mbarëshqiptar të mos shkonte në Rambuje për marrëveshje. E ndërsa shqiptarët atdhetar nuk e dëgjuan thirrjen antikombëtare të Sali Berishës, por shkuan në Rambuje me dinjitetin e një kombi të lirë dhe shteti të pavarur nga “kolonizimi serb, Sali Berisha në vijim të misionit të tij anti-shqiptar e pro-serb, kërkoi nga përfaqësia mbarëkombëtare shqiptare në Rambuje dhe madje këmbënguli, që kjo marrëveshje të mos firmosej. Madje u bë palë e hapur me grupin e misionarëve pro-serbë e anti-kosovar.
Kanë kaluar kohë që kur është mbajtur takimi i Rambujes dhe ende nuk harrohet pozicioni antishqiptar i Sali Berishës kundër pavarësisë dhe shtetit të Kosovës e nuk do të harrohet as për 1 milion vjet, ky akt tradhtie i tij. Tashmë historia e Shqipërisë dhe e mbarë botës e ka regjistruar qëndrimin anti-kosovar të Sali Berishës në Rambuje, si një shërbesë pro-serbe dhe përpjekje për ta lënë Kosovën “koloni” të përjetshme të Serbisë. Qëndrimi i Sali Berishës kundër Rambujesë, që në fakt ishte qëndrim dhe pozicion kundër çështjes kombëtare shqiptare, ishte edhe kundër SHBA e BE. Ishte momenti deçiziv kur Sali Berisha kishte marrë urdhër të prerë prej “padronëve” serbë për të bllokuar pavarësinë e Kosovës dhe shkëputjen e saj prej “hartës”, gjenocidit, shtypjes dhe kolonizimit serb.
Duke qenë i ngarkuar “special” për të kundërshtuar, bllokuar e bojkotuar këtë marrëveshje të madhe historike e vendimtare për pavarësinë dhe shkëputjen e Kosovës nga Serbia, Sali Berisha doli publikisht në media dhe bëri dy thirrje, në dy momente të ndryshme, por që ishin në një hark kohor të ngushtë. Thirrja e parë e Sali Berishës, që iu bë kosovarëve e faktorit mbarëkombëtar shqiptar në 2 shkurt 1999, ishte kjo: “Mos shkoni në Rambuje, sepse është një blof e farsë ndërkombëtare, mbasi kjo marrëveshje nuk jep dot zgjidhje për pavarësinë e Kosovës dhe çështjen shqiptare.
Kush shkon në këtë konferencë, është tradhtar i kombit!”. Thirrja e dytë e Sali Berishës, drejtuar kosovarëve e faktorit mbarëkombëtar shqiptar, u bë në 6 shkurt 1999, ditën e Konferencës së Rambujës, ose më saktë në tavolinën e nënshkrimit të marrëveshjes në Rambuje, duke thënë: “Mos firmosni Marrëveshjen e Rambujesë, mbasi po firmosni fundin e Kosovës. Kush firmos është tradhtar i çështjes kombëtare shqiptare”. Dhe që të jemi të saktë në publikimin e qëndrimit të Sali Berishës kundër çështjes kosovare e shqiptare, po citojmë deklaratën e tij, bërë publikisht në mes të sallës së mbledhjes së Rambujesë, në momentin kur në tavolinë u vendos teksti i marrëveshjes dhe kur palët Kosovë-Serbi u ulën të firmosnin.
Ja çfarë tha Sali Berisha, në atë moment: “Ju bëj thirrje të mos firmosni, mbasi duke firmosur nxini faqen tuaj dhe faqen e Shqipërisë e të pavarësisë së Kosovës, shkatërroni kombin”. Marrëveshja, pavarësisht thirrjeve pro-serbe të Sali Berishës, u firmos, ndërkohë që Sali Berisha dështoi në misionin e tij, për të bllokuar këtë marrëveshje të madhe. Tashmë, mëse 14 vite pas asaj firmosjeje, koha po vërteton se ata që shkuan në Rambuje dhe nënshkruan paqen dhe pavarësinë e Kosovës, ishin dhe mbetën patriotë të mëdhenj të kombit shqiptar. Ndërsa ata që tentuan dhe luftuan deri në histerizëm, që të pengonin dhe bllokonin këtë marrëveshje, rezultojnë si tradhëtarët e kombit, një prej të cilëve është dhe agjenti, shërbëtori e dhëndri serb, Sali Ram Berisha./Ilir Halili