Sfida e famshme e kërcimit “Kiki do you love me” i ka pushtuar të gjithë. Teksa dëgjojnë ritmet e këngës “In my feelings” të reperit të njohur Drake, dalin jashtë makinës dhe kërcejnë ndërkohë që makina është në lëvizje. Një sfidë e rrezikshme, por që tashmë është kthyer në trend.
Mirëpo nga fenomeni “Kiki” nuk ka shpëtuar as reperi Ledri Vula dhe nëna e tij Xheraldina. Ajo ka postuar në Instagram një foto ku shihen disa ëmbëlsira sipër të cilave shkruhet “Kiki”.
“Kiki më do?”, ka shkruar nëna e këngëtarit në përshkrimin e fotos.
Kaq ka mjaftuar dhe i menjëhershëm ka qenë reagimi i Ledrit, i cili ia ka kthyer me shumë dashuri dhe humor.
“Po të dua”, komenton Ledri Vula.