Ndërron jetë një efektiv policie në krye të detyrës.
Polici i qakullimit rrugor, Ilir Divintari, u paraqit në Spitalin e Gjirokastrës me kriza të forta në kraharor teksa ishte në krye të detyrës në zonën e Tepelenës.
Sapo ka mbërritur në spital, oficeri i policisë ka ndërruar jetë në prani të mjekëve.
Ende nuk dihen arsyet që shkaktuan vdekjen e oficerit, ndërsa dyshimet e para janë për atak kardiak.
Mjekët po kryejnë analizat e nevojshme për të zbuluar shkaqet e vdekjes.