Një tortë ditëlindjeje ka marrë më qafë një shqiptar në Itali, i cili ishte në arrest shtëpie. Sipas mediave italiane, policia e shtetit fqinj kishte konstatuar një tortë të veçantë, të pazakontë në pastiçeri.
Ëmbëlsira kishte shkrimin në shqip “Edhe 100 biphe”. Ajo ishte e dekoruar sipër me kartëmonedha eurosh, karta krediti dhe pluhur që simbolizonte kokainën.
Policia në Teramo është vënë menjëherë në lëvizje për të mësuar kush ishte marrësi dhe cilët e kishin porositur. Ata gjetën marrësin që do ti bëhej surpriza.
Ai ishte një shqiptar në arrest shtëpie, me precedentë të njohur për drogë, që pas kësaj duhet të japë llogari, edhe për kuptimin e dhuratës.