Bankierët kanë vendosur kufirin e pasurisë.
Sipas Bloomberg, bankierët kanë thënë se nëse nuk ke të paktën 25 milionë dollarë për të investuar, nuk mund të quhesh dot i pasur. Me 25 milionë $ mund të flesh i qetë edhe nëse bursa ka luhatje të papritura.
Por, edhe pasuria ka nivelet e veta. Nëse kërkon të quhesh i pasur i klasit të parë, atëherë duhet të kesh gati për investime plot 200 milionë dollarë.
Në vitin 1994, 3 milionë dollarë ishin të mjaftueshme për të qenë “super i pasur”, por në vitin 2018 kjo shifër është rritur shumë.
Sipas “Forbes”, Bill Gates është personi më i pasur në Amerikë. Themeluesi i Microsoft-it ka një pasuri prej 89 miliardë dollarësh.