osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

‘Shqipëria bazë e NATO-s, përfiton i gjithë rajoni’, çfarë shkruajnë mediet e huaja

‘Shqipëria bazë e NATO-s, përfiton i gjithë rajoni’, çfarë shkruajnë mediet e huaja

Në territorin e Shqipërisë do të ngrihet baza e parë ajrore e NATO-s në Ballkanin Perëndimor.Fjala është për shëndërrimin e bazës ajrore të Kuҫovës, në bazë ajrore të Aleancës së Atlantikut dhe lajmin e bëri të ditur të shtunën vet kryeministri Edi Rama, në një postim në Facebook. Vendimi është marrë nga Këshilli i Atlantikut Verior, organi kryesor për vendimmarrjen politike të NATO-s.Ndërkohë, lajmi ka gjetur pasqyrim edhe në mediet ndërkombëtare, nga ato më prestigjiozet e deri tek ato lokale.

Në SHBA, vetë  “Washington Post” shkruan:

“Kryeministri Edi Rama njoftoi se ‘me fondet e Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe në partneritet me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, NATO do të investojë mbi 50 milionë euro për modernizimin e bazës ajrore të Kuçovës”.

“Washington Post”, duke iu referuar postimit të Ramës shkruan gjithashtu se, ky investim do të shërbejë edhe si bazë kombëtare për forcën ajrore shqiptare dhe do të sjellë një standard të ri për forcat e saj të armatosura.

Mediet ndërkombëtare, përfshirë “Deutsche Welle”-n, sqarojnë se oferta për shndërrimin e bazës së Kuçovës në bazë ajrore të NATO-s u bë 4 muaj më parë nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, gjatë një vizite në SHBA.

“Dhe ajo u pranua! Shqipëria, – vijon DW, – në territorin e saj ka 3 baza ajrore operacionale: Baza Ajrore e Tiranës, ku ndodhet edhe Qendra Kombëtare e Kontrollit dhe Raportimit për NATO-n; Baza Ajrore e Laprakës, në periferi të Tiranës, që përbëhet nga helikopterë që përdoren për transport qeveritar dhe emergjenca; si dhe Baza Ajrore e Kuçovës”.

Avionët luftarakë sovjetikë dhe kinezë që trashëguan Baza e Tiranës dhe Kuҫovës ishin kaq të vjetër, sa vetëm para pak vitesh u bë e mundur të shiten ose për skrap, ose muzeumeve. Shndërrimi i bazës ajrore të Kuҫovës në bazë ajrore të NATO-s është një mundësi që Shqipëria të këtë një bazë ajrore moderne.

E mjafton vetëm fakti i shndërrimit të saj në një bazë ajrore të NATO-s, për të imagjinuar sesi do të modernizohen kapacitetet e forcave ajrore vendase. Përfitime ka edhe rajoni, për të cilin shndërrimi i bazës ajrore të Kuҫovës në një bazë të NATO-s tregon vëmendje të shtuar. Përfitime ka BE-ja në synimin e tij për një rajon pranë tij, si Ballkani Perëndimor, që të jetë në siguri, paqe dhe stabilitet.