osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kontrabanda e naftës Berisha-Millosheviç: Si funksionoi firma “Shqiponja-PD” në vitet 1993-1996?!

Kontrabanda e naftës Berisha-Millosheviç: Si funksionoi firma “Shqiponja-PD” në vitet 1993-1996?!

PD dhe pushteti “Berisha” ka si aktivitet historik antishqiptar trafikun e karburanteve dhe armëve me Serbinë

Nëse ka një “damkë” që nuk mund të “pastrohet” kurrë në historinë politike e qeverisëse të PD, të Sali Berishës dhe pushtetit të tij të viteve 1992-1996, kjo është shkelja e embargos së OKB ndaj Serbisë së Millosheviçit, me urdhër të Sali Berishës, në lidhje me furnizimin e Serbisë me karburante, municion e armë, në vitet kur ky shtet ushtronte gjenocid barabar kundër popujve të federatës, veçanërisht kundër popullit shqiptar të Kosovës. Me këtë akt anti ligjor, anti-OKB e antikombëtar, Sali Berisha dëshmoi përfundimisht me prova konkrete se si dhëndër serb, ishte edhe një misionar pro serb. Ndërkohë që regjimi i Millosheviçit vazhdonte të derdhte gjak shqiptarësh në Kosovë, Sali Berisha, nëpërmjet SHIK dhe mafies rajonale, kishte angazhuar dhe aktivizuar gjithë struktura e shtetit që komandonte, për të furnizuar regjimin e Millosheviçit me karburante, armë e municione, ndërkohë që OKB, NATO e SHBA i kishin vendosur regjimit gjakatar serb, embargo edhe për furnizim me “ujë”.

Berisha krijoi firmën trafikuese “Shqiponja”, ja stafi i kupolës së PD

Për të kryer këtë shërbim ndaj Serbisë e kundër OKB dhe NATO-s dhe për të maskuar krimin e trafikut të armëve e kontrabandës së karburanteve, antishqiptari Sali Berisha, krijoi një firmë tregtare import-eksporti, të quajtur “Shqiponja-PD”, me pronare PD. Thyerja e embargos së OKB, në harkun kohor të viteve ‘93-‘96, mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, me bekimin e ish-Presidentit Sali Berisha, ishte një moment i artë i cili nuk u shfrytëzua vetëm nga trafikantët tregtarë privatë në fushën e kontrabandës së karburanteve, por masivisht nga vetë Partia Demokratike, nëpërmjet firmës së saj tregtare “Shqiponja-PD”.

Partia Demokratike kishte 100% të aksioneve të kësaj firme. Zyrtarisht, Drejtor i Përgjithshëm i firmës trafikuese “Shqiponja-PD”, u emërua kreu i PD Tritan Shehu. Administrator u emërua Genc Pollo. Kryetar bordi ishte Sali Berisha. Drejtor Ekonomik ishte Blerim Çela. Drejtor marketingu ishin Ali Spahia e Ali Kazazi. Koordinator me tregun Serb për eksportin e karburanteve, armëve e municioneve ishte Pjetër Arbnori. Drejtues ushtarak i kësaj firme, që siguronte ecurinë e trafikut ishte Safet Zhulali. Drejtor finance ishte Genc Ruli. Drejtues i sigurisë rrugore të mjeteve që trafikonin, ishte Agim Shehu. Shef auditi ishte Ritvan Bode, njëherazi edhe ish-drejtor i Përgjithshëm i Doganave e më pas ministër i Financave. Ndërsa Drejtor i Përgjithshëm i stafit të firmës “Shqiponja-PD” që kontrollonte dhe menaxhonte veprimtarinë e kësaj firme ishte shefi i SHIK, Bashkim Gazidede.

Kjo firmë u ngrit dhe nisi aktivitetin me urgjencë, pikërisht në momentin kur Serbia u izolua nga SHBA, OKB e NATO, për shkak të krimit njerëzor e gjenocidit masiv, që nisi dhe po vazhdonte kundër popujve federativ që përbënin ish-Jugosllavinë. Firma “Shqiponja” Me rritjen e kërkesës për naftë në tregun shqiptarë, duke qenë se sasia dërrmuese e saj shitej kontrabandë në Mal të Zi, drejtuesit më të lartë të PD në vitin ’93 vendosën të themelojnë firmën “Shqiponja”, e cila fillimisht, sipas akt-themelimit kishte si objekt vetëm eksportin e naftës drejt ish-Jugosllavisë, me afat nisje vitin 1993 dhe për një periudhë mbi 10 vjet. Por që aktiviteti i saj u ndërpre në dhjetor 1996, për shkak të rënies së PD nga pushteti i piramidave.

Veprimtaria trafikuese antikombëtare e firmës “Shqiponja-PD”

Në bazë të “Ligjit për Partitë”, subjektet politike kishin të drejtë të krijonin shoqëri tregtare, me arsyetimin për të forcuar financat. Krerët e PD shfrytëzuan paratë që jepte buxheti i shtetit për financimin e partive politike në vend si kapital fillestar për themelimin e firmës “Shqiponja”. Ndonëse firma “Shqiponja” nuk u mor drejtpërsëdrejti me transportin e naftës nëpër rrugët e veriut të Shqipërisë, ku ishte instaluar edhe arteria kryesore e kontrabandës së naftës me Malin e Zi, ajo që nga Porti i Durrësit shërbeu si një nga furnitorët kryesore me karburante të tregtarëve më të vegjël, të cilët më pas i kalonin karburantet kontrabandë në Mal të Zi. Sipas dëshmive të ish-zyrtarëve më të lartë të PD, karburantet në Portin e Durrësit silleshin për llogari të firmës “Shqiponja-PD” nga një firmë angleze. Furnizimi me karburante nga kompania angleze bëhej thuajse një herë në dy muaj. Pasi karburantet depozitoheshin në disa tankera të mëdhenj në Portin e Durrësit, të cilat ishin në llogari të firmës “Shqiponja”, fillonte më pas shpërndarja e sasisë tek tregtarët shqiptarë të cilët ishin licensuar për tregtinë e naftës. Në fillimet e veta firma “Shqiponja” arrinte të furnizonte ndjeshëm dhe në sasi të mëdha tregun shqiptarë me karburanteanalizon TemaeDitës.  Kjo jo vetëm për shkak të infrastrukturës që kjo firmë kishte ngritur, por edhe për faktin, se duke qenë se PD ishte në pushtet absolut, firma trafikuese mafioze “Shqiponja-PD” me kryetar bordi Sali Berishën dhe me staf drejtues kupolën e PD, kishte një seri favoresh nga organet shtetërore përsa i përket lejimit të trafikimit të karburanteve, hapjes së portave të importit, liria e transportit në territorin shqiptar dhe eksporti të pakontrolluar në kufi e karburanteve kontrabandë, mos pagesa dhe mos kontrollet tatimore e fiskale, shpejtësia e kryerjes së veprimeve doganore, mbështetja e këtij trafiku me siguri prej policisë, ushtrisë dhe SHIK.

Krijimi i firmës “Shqiponja-PD” prej Sali Berishës dhe Millosheviçit në marrëveshje të fshehtë për trafikun e karburanteve e armëve, me drejtues krerët më të lartë të shtetit e pushtetit shqiptar, u bë në momentin kur Serbia e Millosheviçit ishte në krizë edhe për një pikë naftë, karabina e për një copë fishekë, prej embargos që i kishte vendor OKB, NATO e SHBA, si kusht për të ndalur gjenocidin ndaj popujve të ish-Jugosllavisë, gjenocid që ushtrohej barbarisht e kriminalisht edhe ndaj popullit shqiptar të Kosovës.

Si realizohej kontrabanda dhe çfarë roli kishte qeveria?

Në vitet 1993-1996, autobotet me naftë, mazut, benzol, benzinë e vajgur special për avionët, ose ndryshe me “kerazinë”, vinin çdo javë në “karavanë” prej 17-18 automjete në naftë. Ato ngarkoheshin në Greqi dhe mbasi ndërronin dokumentet dhe mjetet në Bullgari, nëpërmjet Maqedonisë futeshin në Qafe-Thanë, bënin “një xhiro-hyrje dal;je formale në Shqipëri me dokumente false dhe shkonin drejt Serbisë. Kjo “linjë” bëhej prej 3 vitesh, pa pushim asnjë ditë. Këto autobote, kishin drejtues bullgarë, grekë, malazezë, kosovarë e maqedonas, por që komunikonin saktësisht në gjuhën e doganës tonë. por ata për garanci komunikimi, në çdo mjet e në çdo rrugë qarkullimi, shoqëroheshin nga shqiptar, të cilët në fakt ishin oficerë të SHIK-ut, të autorizuar me leje speciale prej qeverisë shqiptare, policisë shqiptare dhe sidomos me “autorizim special” të firmosur nga kryeshikasi Bashkim Gazidede.

Incidenti në Qafë-Thanë, SHIK urdhëroi lirimin e autoboteve

Ishte 12 mars 1995, kur një autokolonë me 11 autobote me karburante kontrabandë u paraqit të hynte në pikën e Kalimit në Qafë-Thanë. Policia e turnit e cila nuk kishte asnjë informacion për këtë ngarkesë pa “letra” por me “kod” të SHIK e të qeverisë “Berisha”, e ndaloi dhe nuk e lejoi autokolonën të kalonte në territorin shqiptar. Brenda 1 ore në pikën e Qafë-Thanës mbërriti një helikopter me “ekspertë” të SHIK, të cilët sollën një shkresë të vulosur e firmosur nga Bashkim Gazidede dhe nga kryepolici Agim Shehu, që urdhëronte futjen e tyre në Shqipëri pa asnjë kontroll.

Ata që i bllokuan ishin Komandanti i Divizionit të Policisë doganore Korçë, Arben Doçi dhe shefi i shërbimit Hasan Durmishi (ish-kryetar i policisë financiare Pogradec, ndaj të cilave u mbajt qëndrim i ashpër e pezullues nga puna “me urdhër nga lartë”. Pas incidentit të ndodhur, pikën e kontrollit kufitar e doganor të Qafë-Thanës, Kapshticës e Kakavijës, qysh pas bllokimit të autoboteve me naftë kontrabandë, i morën nën kontroll e drejtim “grupe speciale” prej nga 12 vetësh oficerë e agjentë të SHIK, të cilët u instaluan me “banim” e shërbim në zonat ku ishin pikat doganore e kufitare. Ata ishin organikë e SHIK të Tiranës.

Azem Hajdari denoncoi trafikun e “Shqiponja-PD” në favor të Millosheviçit

Por firma kontrabandiste e trafikuese “Shqiponja-PD” e cila ishte bërë furnitorja e vetme e pushtetit gjakatar të Millosheviçit me karburante, armë e municione, kishte dhe “llogarinë” e saj financiare. Ajo ishte një burim i madh fitimi prej kontrabandës e trafiqeve, miliardat e të cilave përfundonin në xhepat e stafit drejtues të PD, me “gjeneral” të firmës Sali Berishën i cili komandonte dhe urdhëronte gjithçka, sipas udhëzimeve e porosive që merrte nga Millosheviçi, nga mafia ruse, bullgare, rumune, serbe e greke. Ishte momenti kur Serbia e blinte “pikën e karburantit” më shtrenjtë si “pika e gjakut”, për shkak të mungesës së saj prej bllokazhit që i kishin vendosur gjithë vendet me urdhër dhe marrëveshje të SHBA, NATO e OKB. Fitimet përrallore Fitimet e mëdha që po rridhnin nga tregtia e karburanteve, krijuan jo pak turbullira edhe brenda radhëve të PD. Ish- deputeti Azem Hajdari, akuzoi publikisht drejtuesit e lart të PD, të qeveris dhe të shtetit se nëpërmjet firmës “Shqiponja-PD”, po bënin kontrabandë karburantesh dhe se kishin shkelur embargon e OKB ndaj ish- Jugosllavisë.

Në betejën e përplasjeve brenda PD, ndikoi jo pak edhe lufta për të dominuar tregun e karburanteve, që po prodhonte fitime të kolosale, ndërmjet klaneve të ministrave, politikanëve e deputetëve të PD. Kjo luftë mes klanesh që kishte zbritur në “terrenin” e interesave të fitimeve financiare dhe që fijet kontrolloheshin prej Sali Berishës, Tritan Shehut, Genc Rulit e Ritvan Bodes, u acarua aq shumë, sa në vitin 1995 nisi përplasja e madhe. Një nga ata që doli jashtë loje prej kësaj kontrabande prej klaneve mafioze e trafikuese brenda PD ishte Genc Ruli, i cili u sulmua prej Berishës dhe klanit të tij, me akuzën e “drurit të arrës”, akuzë e cila kishte bazë reale. Firma trafikuese “Shqiponja-PD” kishte mjaft avantazhe në treg, duke u bërë në një farë mënyre e pakonkurrueshme nga operatorët e tjerë të import-eksporteve të karburanteve e armëve në Shqipëri e rajon, por edhe nga ata operatorë të rinj, që kishin lidhje të forta me pushtetin mafioz e kriminal “Berisha”, kupola e të cilit menaxhohej prej SHIK të Bashkim Gazidedes. Për dy vjet, nga viti 93 deri në vitin 95, firma “Shqiponja-PD”, zyrtarisht mësohet se ka fituar rreth 700 mijë dollarë amerikanë.

Por në fakt, sipas volumit të kontrabandës, mendohet se fitimi prej karburanteve të shitur në Serbi, mendohet se kalonin shumën 12 milion dollarë, vlera këto që përfundonin në xhepat e pushtetit që përballë shqiptarëve, kishte hedhur parullën elektorale e programore demagogjike: “Me ne fitojnë të gjithë”. Asnjëherë, nuk pati një “libër bilanci” kjo firmë, madje edhe kur u mbyll në vitin 1996, rezultoi me buxhet 18 dollarë gjendje. Firma “Shqiponja-PD” u mbyll në fund të vitit ‘96, kohë kur kishte rënë interesi i ish-Jugosllavisë së Millosheviçit, për importe karburantesh nga Shqipëria, si pasojë dhe e heqjes së embargos. Mbyllja e firmës “Shqiponja-PD” me heqjen e embargos ndaj Serbisë, dëshmoi qartë e përfundimisht se kjo firmë e krijuar prej Sali Berishës, kishte si mision vetëm kontrabandën e naftës, por edhe të armëve e municioneve, të cilat Sali Berisha i vazhdoi edhe në pushtetin e viteve 2005-2013 nëpërmjet ministrisë mafies së trafiqeve të instaluar brenda Ministrisë së Mbrojtjes me firmën “Meico”, por edhe me firma private, të cilat shkaktuan edhe tragjedinë e Gërdecit, ku menaxhere ishte familja mafioze kryeministrore “Berisha”.

Firma “Shqiponja-PD” mashtroi me hekurin bullgar të Bovillës

Ka qenë pranvera e vitit 1995 kur nga policia financiare e Pogradecit, u ndaluan për kontroll dhe u bllokuan 8 maune bullgare, të ngarkuara me hekur. Meqenëse dokumentacioni i mallit nuk ishte i rregullt, u vendos që ato të bllokoheshin pranë doganës së Qafë-Thanës për të bërë veprimet e tjera, pra të bllokimit, me të cilat u mor personalisht kryetari i degës së Policisë Financiare të Pogradecit Hasan Durmishi. Menjëherë, në lojë u fut edhe SHIK-u në Pogradec, i cili mori kopjet e dokumentave dhe urdhëroi doganierët e polit kufirit, që të mos ndërhynin, por të heshtnin. Mbas verifikimeve, u konstatua se maunet me hekur kishin si destinacion objektin në ndërtim të Bovillës, hekur i cili sipas kontratës së bërë, duhej të blihej dhe të vinte nga Italia në portin e Durrësit, ku do të bëheshin veprimet doganore dhe të shkarkohej në Bovillë, në Tiranë. Por në fakt ndodhi e kundërta. Hekuri vinte nga Bullgaria i një cilësie jo të asaj që ishte tenderuar, por tjetër cilësi dhe çmim. Pas bllokimit prej disa ditësh, u vendos shoqërimi “me urdhër nga SHIK”, që maunet të niseshin drejt doganës së Vlorës, ku do të dorëzoheshin në Policinë Financiare në Vlorë, me procesverbal të rregullt dorëzimi. Por nga presionet e shumta nga Tirana, nuk u bë asnjë veprim dokumentar, por maunet u lejuan të iknin.

Bosi i firmës “Shqiponja-PD”, këshilltar i pushtetit të Berishës

Koha e sigurt për t’u rikthyer në Shqipëri ka ardhur për të gjithë ata që dëmtuan pasurinë kombëtare, janë në borxhe, kanë bërë krime dhe që kanë të hapura me drejtësinë shqiptare. Një prej tyre është edhe shqiptaro-boshnjaku S. D, i cili në vitet 1993-1996 ishte administrator terreni në krye të kompanisë “Shqiponja-PD” e cila bëri kontrabandën më të madhe të naftës në drejtim të Serbisë, përmes territorit të Shqipërisë. Pas vitit 2005, ai u rikthye në Shqipëri dhe u emërua me urdhër të Berishës si këshilltar i tij ekonomik në kryeministri dhe njëherazi, si këshilltar special i Genc Rulit, kur ai ishte ministër i ekonomisë në vitet 2005-2009. Në vitin 1998, nëpërmjet Serbisë dhe me ndihmë e Damir Fazlliç, mikut të Sali Berishës, ai është arratisur nga Shqipëria për t’u larguar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ka jetuar për 7 vjet me radhë, ikje që kishte si motiv frikën e pushtetit “Nano” prej kontrabandës së naftës me Serbinë. Por në vitin 2005, Sali Berisha e riktheu në Shqipëri në postin e këshilltarit të tij e të Genc Rulit, për problemet e karburanteve, duke mbajtur mesa duket parasysh “përvojën” e tij në kontrabandën e naftës me Serbinë në vitet 1993-1996, kur ai shërbente në terren, për kontroll-menaxhimin e transportit në shifra të mëdha të karburantit drejt Millosheviçit.

Sali Berisha mbrojti dhe mohoi kontrabandën

Sali Berisha prej disa vitesh ka mbrojtur dhe mohuar kontrabandën e naftës me firmën “Shqiponja-PD”. Ai ka deklaruar përherë, se nuk kishte një kontrabandë të tillë edhe kur denoncimet bëheshin nga monitoruesit ndërkombëtarë. Gjithë detajet e itinerarit të kompanisë “Shqiponja-PD” janë publikuar me prova, duke denoncuar fakte nga mbërritja e sasive shumë herë më të mëdha nga nevojat tona, në kalimin e karburantit në duar të tjera të besuar dhe deri në nxjerrjen jashtë nga kufirit. Nafta që shkonte kontrabandë për llogari të kompanisë “Shqiponja-PD” vinte nga Greqia dhe shkarkohej në portin e Durrësit dhe nga Italia e Bullgaria dhe Maqedoania. Shoqëria italiane “API”, ishte kompania që lëvronte naftë me anije cisternë nga porti italian i “Falkones”, në drejtim të portit të Vlorës. Prej andej, nafta transportohej me autobote në Shkodër, afër kufirit me Malin e Zi. Kontrabandistët profesionistë të firmës “Shqiponja-PD”, të cilët kryesisht ishin oficerë të SHIK e kalonin naftën përtej kufirit nga Buna, ose liqeni i Shkodrës, në një trafik që funksiononte në të shtatë ditët e javës. Vetëm kur ndërkombëtarët që ruanin embargon në vendet e Malit të Zi dhe Bosnjës forcuan kontro