Pak minuta pas aksidentit të ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Levan-Tepelenë, një helikopter ka marrë të plagosurit dhe i ka transportuar në Spitalin Rajonal të Fierit.
Helikopeterit të Ministrisë së Shëndetësisë i është dashur të ulet në stadiumin e Fierit “Loni Papuçiu” për të ulur të plagosurin, i cili është marrë më pas nga një ambulancë.
Ndërkohë në stadium po luhej ndeshja miqësore Apolonia-Flamurtari, e cila është ndërprerë. “BalkanWeb” sjell pamje nga ky moment.
Në aksidentin e ndodhur sot në autostradën Levan-Tepelenë, pranë fshatit Selishtë, mbetën të plagosur dy të rinj që po ktheheshin nga Greqia. Më rëndë paraqitet gjendja e 31-vjeçarit S.Muçaj.