Një i ri shqiptar është përfshirë në një aksident automobilistik në Itali, ku për pasojë tre persona kanë mbetur të plagosur. Mësohet se ngjarja ndodhi dje rreth orës 13.30 në Imola të Italisë.
Siç raportojnë mediat italiane, në aksident janë përfshirë tre automjete, mes tyre edhe makina e 29-vjeçarit shqiptar, identiteti i të cilit nuk dihet. ‘Ilrestodelcarlino.it’ shkruan se përveç shqiptarit, u plagosë edhe dy binjakë italianë 66-vjeçar, motër e vëlla.
Po ashtu raportohet se shqiptari dhe një nga binjakët është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa tjetri është në gjendje të rëndë. Ndërkohë, policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes në fjalë.