Dy shpërthime të fuqishme tronditën Karakasin gjatë kohës kur po mbante fjalimin presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro. Siç raportojnë mediat e huaja, siç duket objekt i sulmit ka qenë Presidenti por fatmirësisht “nuk është dëmtuar”, thanë burimet zyrtare.
Mësohet se sulmi u bë me drone të cilat ishin me eksploziv, ndërsa thuhet se 7 persona kanë mbetur të plagosur. Ndërkohë vet presidenti tha se pas ngjarjes fshihet Kolumbia, shkruan ‘Daily Mail’.
Gjatë kohë që kreu i shtetit po mbante fjalimin e tij në paradën ushtarake, papritur u dëgjuan disa të shpërthime në ajër, ndërsa ai një shprehje e tmerruar i përshkoi fytyrën. Fill pas kësaj ai dhe gruaja e tij, Cilia Flores, u mbuluan nga forcat e sigurisë me antiplumb. Ndërkohë, ai e cilësoi këtë ngjarje një tentativë për vrasje. Sakaq, autoritetet kolumbiane i kanë hedhur poshtë pretendimet se pas kësaj ngjarje fshihen qytetarë të saj. Lidhur me sulmin ka pasur disa të arrestuar, ndërsa po hetonet.