osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

“Më burgosën 8 vite për disa vargje…” Visar Zhiti gjen emrat dhe pseudonimet në dosjen e tij

“Më burgosën 8 vite për disa vargje…” Visar Zhiti gjen emrat dhe pseudonimet në dosjen e tij

Visar Zhiti, poet dhe shkrimtar i njohur, ish i burgosur i komunizmit, thotë se duke i hedhur atij prangat, Shqipëria burgosi veten e saj.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai thotë se ashtu si shumë bashkëvuajtës të tjerë, ka gjetur dosjen e tij që është plot me pseudonime të njerëzve, të cilët e spiunuan dhe e burgosën vetëm e vetëm se kishte shkruar disa poezi.

Ai thotë se i di disa emra por se ka ndrojtje t’i thotë emrat e tyre dhe reciton një dyvargësh: “Në botën e rrëmujës dhe të vajit, vëllezër faljani vëllait”.

Ai tregon edhe bisedën me të birin kur ishte fëmijë dhe e kishte marrë vesh se kishte qenë në burg. Ai e kishte pyetur: “Baba ti ke qenë në burg? A shkojnë të këqinjtë në burg?”.

“Vuajtja na mëson të dimë të duam”, tha zoti Zhiti në intervistën me Ilir Ikonomi në një park të Uashingtonit.

Shkrimtari, i cili sapo ka përfunduar detyrën në Ambasadën e Shqipërisë në kryeqytetin amerikan, rrëfen vitet e tij të burgut, formimin si poet dhe ndjeshmëritë e jetës.